Patentat e targat,dixhitalizimi lufton korrupsionin
TIRANË- Sistemi i ri i patentave dhe targave dhe dixhatalizimi i këtij
shërbimi është vlerësuar nga kreu i qeverisë si i një rëndësie të vecantë, jo vetëm për lehtësinë që u jep qytetarëve, por edhe si ndihmë në luftën kundër korrupsionit.
Në ceremoninë e inaugurimit të projektit me vlerë 1 milionë dollarë, kryeministri përgëzoi ekipin shqiptar që punoi për këtë projekt, duke kërkuar që tashmë tI kushtohet rëndësi e madhe fazës së provës.
Këto janë shërbime të një rëndësie shumë të vecantë, së pari me sistemin dixhital që inagurojmë sot qytetarët do përfitojnë shërbimet më të mira, më të shpejta dhe më transparente, disa prej të cilave online në kohë reale dhe kjo përbën arritje për cdo qytetar. Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve, arritje e madhe pëe të gjithë vendin. Dixhitalizimi përbën mundëis të madhe për të shmangur keqbërjen dhe trafiqet e automjeteve të cilat përbëjnë një vepër të rëndë penale- tha Berisha.
Sipas tij, sot cdo njeri që ka makinën e tij duhet të ndihet zot i saj dhe ky sistem të krijon të gjithë këto mundësi.
Berisha ka shtuar më tej se sistemi po bën hap përpara në përpjekjen e qeverisë për një sportel të vetëm unik për të gjithë qytetarët shqiptarë. Mbetet faza e testeve të patentës, atë kërkoj nga ju që të marrim shkollën më rigorze dhe ta instalojmë
Investuat 1 milionë dollarë, por ndërtuat një sistem të shkëlqyer që lehtëson veprimtarinë e qytetarëve, tani kemi fazën e provave, ato duhet të jenë më serioze, se kanë të bëjnë me jetën, në një vend ku tradita e guidimit është e vogël dhe plus faktorët e tjerë na bëjnë ne vend me numër të lartë aksidentesh, duhet të bëjmë përballje shumëplanëshe me këtë cështje- tha ai.