E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët heqin vullnetarisht barrikadat

 Banorët serbë të veriut të Kosovës, të cilët për më shumë se një muaj kanë mbajtur të bllokuara shumë rrugë që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31, kanë nisur me ti largojnë barrikadat me iniciativën e vet.

Lajmin e konfirmon Radio Evropa e Lirë, e cila citon zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Janë duke u larguar barrikadat nga vetë banorët. Do të shohim gjatë ditës se si do të zhvillohen ngjarjet dhe do të shohim se a do të ketë nevojë që edhe KFOR-i të intervenojë në largimin e atyre që janë pengesa në rrugë. Por, me rëndësi është që me vetiniciativë, banorët kanë filluar ti lëvizin disa nga barrikadat, tha Hoti.

Mbrëmjen e kaluar, përfaqësuesit e ashtuquajtur të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë deklaruar se i kanë ofruar KFOR-it një plan të lëvizjes, me qëllim të furnizimit me ushqim të ushtarëve paqeruajtës, që ndodhen në vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinë. Por, kjo lëvizje, siç thuhet, duhet të bëhet në rrugë të caktuara dhe vetëm gjatë ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›