Beckham: Dua të qëndroj te Milani
Ndoshta miqësorja kundër Rangers nuk do të mbetet në historinë e futbollit, por me siguri do të mbetet për shumë kohë në mendje si eventi në të cilin David Beckham i ka deklaruar dashuri të vërtetë Milanit.Kampioni anglez pas sfidës me skocezët ka deklaruar"Dua të qëndroj te Milani.Kam një kontratë me Los Angeles Galaxy por përfaqësuesit e mi po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje që të shkojë mirë për të gjithë.Ky muaj që kam kaluar te Milani më ka shërbyer për të fituar kofidenca.Kam zbuluar një ndjenjë të madhe që më lidh me këtë klub dhe do të më pëlqente që të rrija këtu.Nuk e prisja që të ndihesha kaq mirë si ndihem në këtë moment.Milani është fundamental për të vazhduar dhe për të mbajtur këtë nivel dhe për të luajtur sërish me Kombëtaren e Anglisë.Kjo për mua ishte një mbrëmje shumë e vaçantë ,u luajt një futboll i madh dhe ishte një mënyrë për të përjetuar sërish futbollin britanik që e kam frekuentuar për vite me radhë.Fjalët e lënë nga ish kapiteni I Kombëtares Angleze padyshim që I bëjnë mirë ambjentit kuqezi dhe më pak atij amerikan të Los Angeles Galaxy.Kontrata e David Beckham me Milanin skadon më 8 mars.