Evertoni test i pakalueshëm për Liverpoolin
Të mërkurën në mbrëmje në stadiumin Goodison Park është zhvilluar ndeshja e dytë e vlefshme për FA Cup ndërmjet dy rivalëve të qytetit të Liverpulit, Everton dhe Liverpool, të cilën e ka fituar Evertoni me rezultat minimal prej 1-0. Takimi i parë i zhvilluar në Anfield përfundoi me barazim pa gola dhe siç duket Redsat janë skuadër e plogësht përballë rivalëve të Everton, pasi ata paraprakisht barazuan pa gola edhe në kuadër të Premier Ligës. Përcaktimi i fituesit është bërë pas kohës shtesë sepse 90 minutat kanë përfunduar në barazim 0-0 .Goli për skuadrën e Everton është shënuar në minutat e fundit të pjesës së dytë shtesë dhe u shënua nga Dan Gosling në minutën e(118') i cili shfrytëzoi një krosim nga lojtari holandez, i cili u fut në ndeshje në fund të takimit në minutën (106'), Andy Van Der Meyde, për të shënuar golin që e dërgon Evertonin në raundin tjetër.Duket se skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez nuk ka fat në derbi dhe tani do të luftojë për pjesën e mbetur të sezonit në një trofe më pak.Ndërsa Evertoni avancon më tej në FA Kup.