E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato-Serxho Ramos gati shkembimi

Aleksandre Pato eshte shnderruar brenda pak muajve nga lideri i se ardhmes se Milanit ne nje problem te madh per klubin kuqezi. Ne kete sezon sulmuesi brazilian po keqtrajtohet psikologjikisht nga shoket e skuadres mbi te gjitha nga Zlatan Ibrahimovic i cili eshte gjithmone e me pak efikas perkrah 21-vjecarit. Kjo situate e veshtire ne Milano po ndiqet me interes nga Reali i Madridit i cili ka pak a shume nje problem te ngjashem me mbrojtesin spanjoll Serxho Ramos shume te kerkuar nga Milani ne vitet e fundit. Per kete arsye media spanjolle nuk ka nguruar te ideoje bazat e nje shkembimi te mundshem mes Patos dhe Ramosit. Ky i fundit do te ishte nje perforcim i rendesishem ne mbrojtjen e copetuar te Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›