E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muka drejt lamtumires nga Tirana

Demtimet e shpeshta dhe mungesa e nje stervitje te rregullt duket se po e cojne kapitenin e Tiranes Devi Muka drejt lamtumires se parakohshme nga futbolli i luajtur. Burime te sigurta ne skuadren e Tiranes kane pohuar dje per Panorama Sport se Muka eshte nje hap larg lamtumires perfundimtare me Tiranen. Kapiteni eshte takuar me trajneri e ri Misho Kersticevic te cilit i ka komunikuar faktin se ka probleme serioze ne kembe dhe duhet te rikuperohet plotesisht para se te vije ne stervitje me skuadren. Gjate ketyre diteve Muka ka bere disa vizita dhe eshte konsultuar me fiozioterapiste por sipas te dhenave kapiteni ka shume mundesi qe te marre vendimin per te mos luajtur me futboll duke i dhene fund nje karriere tejet rezultative sidomos me klubin bardheblu. Sipas informacioneve nese Muka nuk do te jete ne dispozicion te trajnerit ne stervitjen e se henes atehere vendimi per largim nga futbolli do te jete definitiv. Kujtojme se Muka luan qe prej sezonit 1999-2000 te Tirana me nje ndalese dy-vjecare ne sezonet 2000-2002 kur veshi fanellen e kroateve te Varteksit 66 ndeshje 4 gola. Me bardheblute ai ka zhvilluar me shume se 200 ndeshje duke shenuar 64 gola ne nente sezone me skuadren e Tiranes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›