E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato i gatshëm në ndeshjen e kthimit me Verderin

Milano - Pato mund të jetë i gatshëm për teknikun Ançeloti në ndeshjen e kthimit për Kupën Uefa kundër Verder Brtemenit në Milano. Sulmuesi brazilian ka filluar stërvitjen në palestër bashkë me një pjesë të futbollistëve të skuadrës.

Më pas ai ka punuar me goditje të topit dhe vrapime të lehta. Në palestër ka punuar edhe Kaka, Ronaldinjo dhe Gatuzo. Për këtë të fundit ka patur edhe disa ushtrime me mbajtje të topit.

Ndeshjen kundër Verder Bremenit ekipi i Milanit do ta luajë të enjten në orën 20:45. Kujtojmë që takimi i parë në Gjermani ka përfunduar në barazim 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›