Italianët masin forcat direkt me klubet angleze
Shorti i Ligës së kampioneve, për ironi, ka vendosur përballë njëra-tjetrës për fazën e 1/8-ve të këtij sezoni tre ekipet italiane përballë tre ekipeve angleze. Këtë vit, më mirë se kurrë, skuadrat e këtyre vendeve do të masin forcat përballë njëra-tjetrës për të nxjerrë se cili kampionat qëndron më lart.
Për ironi, përsëri, përballë do të jenë kampionët e këtyre vendeve, Interi dhe Mançesteri. Këto dy skuadra po dominojnë futbollin në vendet respektive, dhe kjo përballje mund të jetë një peshore e saktë për më të mirin. Skuadrën e Fergusonit në tapet për herë të fundit në Europë e ka shtrirë Milani në “San Siro” në mënyrën më poshtëruese.
Juventusi, “Zonja e Vjetër” e Serisë A, do të përballet me ekipin e Çelsit. Këto dy skuadra nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën, dhe në këtë sfidë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në drejtimin e Çelsit për Ligën e Kampioneve do të debutojë tekniku holandez Gus Hidink, i cili erdhi në emergjencë tek ky ekip pas shkarkimit të Skolarit.
Roma e drejtuar nga Spaleti do të ketë përballë Arsenalin. Kjo është një tjetër sfidë e kryeqytetasve italianë përballë ekipeve angleze, pas eleminimeve dy herë rresht në sezonet e fundit nga Mançesteri. Në fazën e grupeve italianët e Romës dolën mbi Çelsin, dhe në këtë tur do të kërkojnë triumfin edhe me londinezët e Arsenalit.
Më poshtë do të paraqesim ndeshjet e tre skuadrave italiane përballë anglezëve gjatë historisë së këtij evenimenti.
JUVENTUSI
1984/85 Kupa e Kampioneve JUVENTUS-Liverpool 1-0 (finale)
2004/05 Liga e kampioneve Liverpool-JUVENTUS 2-1, 0-0 (çerekfinale)
2005/06 Liga e kampioneve Arsenal-JUVENTUS 2-0, 0-0 (çerekfinale)
INTERI
1963/64 Kupa e Kampioneve Everton-INTER 0-0, 0-1 (1/8-at e finaleve)
1964/65 Kupa e kampioneve Liverpool-INTER 3-1, 0-3 (gjysmëfinale)
1998/99 Liga e Kampioneve Manchester Utd-INTER 2-0, 1-1 (çerekfinale)
2007/08 Liga e kampioneve Liverpool-INTER 2-0, 1-0 (1/8-at e finaleve)
ROMA
1983/84 Kupa e kampioneve ROMA-Liverpool 3-5 dcr (finale)
2006/07 Liga e kampioneve ROMA-Manchester Utd 2-1, 1-7 (çerekfinale)
2007/08 Liga e kampioneve ROMA-Manchester Utd 0-2, 0-1 (çerekfinale)