E Diel, 1 Nëntor 2026

Pato: Ëndërroj "Topin e artë"Ylli i Milanit. Braziliani fitoi çmimin “Djali i artë” të dhënë nga gazeta italiane “Tuttosport”

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi i Milanit, Aleksandër Pato, zbuloi se ai ëndërron të ecë në gjurmët e magjistarit Lionel Mesi dhe të fitojë “Topin e artë”.

“DJALI I ART˔
Ylli i Milanit. Braziliani fitoi çmimin “Djali i artë” të dhënë nga gazeta italiane “Tuttosport”, një çmim që u jepet lojtarëve nën moshën 21 vjeç. Pato shpreson se i ka të gjitha mundësitë për të fituar trofeun prestigjioz “Topi i artë” që jepet nga revista “France Football”. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që fitoj trofeun ‘Djali i artë”. Unë shpresoj se duke fituar këtë çmim do të jetë një ogur i mirë për mua që ashtu si çdo futbollist ëndërron të fitoj Topin e artë”, - tha Pato.

Numri i klikimeve - 3844
  E Hene, 14 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›