E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato te Corinthians Robinho te Santos

Milani vazhdon të punojë për shitjen e dy prej yjeve të skuadrës.

Administratori Adriano Galliani ndodhet në Brazil dhe po negocion për shitjen e sulmuesve Alexandre Pato dhe Robinho.

Pato duket fare pranë kalimit te Corinthians, ku po diskutohen detajet e fundit me drejtuesit e klubit.

Pas fitimit të Botërorit për Klube, presidenti Mario Gobbi kërkon ti bëjë një dhuratë tifozëve.
Milani synon që të shesë gjysmën e kartonit të Patos për 15 milionë euro.
Pas një ndalese, kanë rinisur edhe negociatat për shitjen e Robinhos.

Për lojtarin interesohet Santosi.

Milani dhe klubi brazilian duken pranë akordit, me vlerë 10 milionë euro, që do të zyrtarizohej në janar.

Për momentin, mungon vetëm marrëveshja ndërmjet sulmuesit, që fillimisht ka pretenduar 5 milionë euro rrogë dhe ish-skuadrës së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›