Patos, nafta dhe solari ndotin tokën, në rrezik banorët
të huaj për shfrytëzimin e tij. Nga përdorimi i forcës mbi tubacion prej dy të rinjve ka rezultuar se tubi është carë dhe sasi e konsiderueshme solari dhe nafte bruto ka pushtuar tokat dhe të mbjellat. Pas, njoftimit të marrë, punonjësit e firmës së huaj kanë shkuar me automjete dhe kanë bërë të mundur kanalizimin e lëndës djegëse që përdoret si hollues i naftës bruto duke e grumbulluar atë në gropë. Nga ana e tyre nuk është marrë asnjë lloje mase për njoftim të policisë për të gjetur shkaktarët e kësaj ngjarje por nga ana tjetër edhe banorët e zonës që ndeshen çdo ditë me këto ngjarje duan dëmshpërblimin për shkak të ndotjes e sipërfaqeve të tokës me solar apo naftë bruto pasi në to, ata kanë mbjellë prodhimet e tyre me te cilat mbajnë familjet gjallë.
O. Filka