E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ariu i Artë, për regjisorin suedez Ruben Ostlund

Regjisori suedez Ruben Ostlund u shpërblye me Ariun e Artë në kategorinë e filmit të shkurtër në Bierlinalen e 60-të për filmin e tij Handelse vid bank, në filmin e realizuar vetëm në një dhomë flitet për një ngjarje të kohëve tona. Ky çmim i shkoi me motivin: Filmi i tij është një reflektim real i kohëve tona dhe rolit të luajtur nga media. Ajo është filmuar me vetëm një kamera pa asnjë prerje të vetme në zoom in dhe out, imazhet e përdorura nga kamera CCTV.

Dialogët janë perfektë dhe humanizmi është i shpjeguar me shumë humor. Ndërkaq që çmimi Ariu i argjendtë ishte për regjisorin izraelit Shaija Mexhinska për filmin "Hayerida". Të tjerë filma që janë vlerësuar ka qenë dhe filmi "Colivia" i rumunes Adriana Sitarua dhe "Venus vs Me" i belges Natali Tirlin. Ndërkaq që ky eveniment i madh i kinematografisë botërore, në mbrëmjen e të dielës pritet të ndajë dhe çmimet e mëdha, të  cilat do të shkojnë për filmin artistik më të mirë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›