Patos, vihet bombe prane nje dyqani
Vetem 20 centimetra larg dyqanit te Agim Nakos ishte vendosur bombe dhe nje sasi tjeter lende shperthyese. Pronari Nako ka vene ne dijeni menjehere posten e policise Patos e Komisariatin e Fierit, per rrezikun qe kanosej zones. Kjo ka bere bllokimin e qarkullimit prej 3 oresh deri sa eshte bere e mundur shkeputja e bombes. Burimet zyrtare te policise tregojne se ne vendin e ngjarjes eshte gjetur jo vetem bomba, por edhe nje tubo plastike, me te cilen ishte lidhur fitili i bombes dhe qepeni si dhe nje sasi e vogel lende plasese. Para marrjes se bombes ekspertet e policise kane siguruar gjurme gishtash ne vendin e ngjarjes si dhe mbetje te tubos plastike. Nderkohe behet e ditur se hetimi eshte perqendruar edhe ne aktivitetin e pronarit te dyqanit, dhe jane marre ne pyetje disa persona, banore te qytetit te Patosit.