Ish-Blloku shpallet "zone e ndaluar"
Duke filluar nga dita e neserme, zona e ish-Bllokut do te kthehet serish si ne kohen e bllokmeneve. Te pakten nese anetaret e Keshillit Bashkiak miratojne neser me shumice votash projektvendimin e 14-te ne rendin e dites "Mbi caktimin e zones se "Ish-bllokut", si zone me trafik te kufizuar". Keshtu, ne baze te projektit, ne rruget e zones se ish-Bllokut do te mund te levizin vetem automjetet qe kane nje autorizim te posacem. E thene me qarte, moria e automjeteve qe sot hyn e del si t'i teket nga kjo zone, do t'i thote shume shpejt lamtumire verdallosjes se kote ne Bllok. Do te jete ne tre faza dhe ne perfundim te tij te gjitha rruget hyrese te zones se ish-Bllokut do te jene te pajisura me bllokues automatik, te cilet do te pengojne futjen e makinave te paautorizuara. Ne te do te lejohen te levizin me makina vetem personat qe kane zyrat e punes ne kete zone si dhe rezidentet. E gjithe kjo kategori drejtuesish automjetesh do te pajisen me nje karte elektronike, te cilen do ta fusin ne makinete, ne menyre qe te hapet porta. Gjithashtu, ne kete zone, e cila shume shpejt do te marre statusin e zones me trafik te kufizuar, do te mund te qarkullojne edhe autoambulancat si dhe makinat e policise. Te tjeret, do te mund te futen ne kete zone vetem si kembesore. Projekti ambicioz, i cili tashme eshte bere gati me te gjitha detajimet perkatese nga specialiste te urbanistikes ne Bashkine e Tiranes, ka prej me shume se 2 muajsh qe eshte derguar per miratim edhe ne keshill bashkiak. Sipas specialisteve te urbanistikes, qe kane punuar per kete projekt etiketimi i kesaj zone si "zone me trafik te kufizuar" synon t'i jape fund amullise qe krijohet gjate gjithe vitit ne Bllok, per shkak te dyndjes se madhe te makinave. Zona e ish-Bllokut, eshte nje nder zonat me te frekuentuara, sidomos nga te rinjte, pasi pikerisht ne kete zone ndodhen edhe pjesa me e madhe e lokaleve me me emer. Kjo dyndje e madhe krijon probleme me trafikun dhe familjaret ankohen se nuk kane ku i lene makinat e tyre.
Ne veren e vitit 2005, "Ndalim-qarkullimi", perplasi per muaj te tere Policine Bashkiake me ate Qarkullimit Rrugor, per shkak te vjeljes se gjobave. Bashkia e kishte ndaluar qarkullimin e automjeteve ne kete zone duke filluar qe nga ora 18:00 te pasdites deri ne oret e vona te mbremjes, duke e kthyer ate ne nje shetitore vetem per kembesoret. Te dy policite u vune ne gare se kush do te vilte gjobat.
Ne veren e vitit 2005, "Ndalim-qarkullimi", perplasi per muaj te tere Policine Bashkiake me ate Qarkullimit Rrugor, per shkak te vjeljes se gjobave. Bashkia e kishte ndaluar qarkullimin e automjeteve ne kete zone duke filluar qe nga ora 18:00 te pasdites deri ne oret e vona te mbremjes, duke e kthyer ate ne nje shetitore vetem per kembesoret. Te dy policite u vune ne gare se kush do te vilte gjobat.