Gramshi, frike nga "bomba" kimike
Fatos Salliu
Banoret e qytetit te Gramshit kane frike nga ish-fabrika e baterive, nje nder instalimet e ngritura ne kohen e diktatures qe prodhonte bateri kryesisht per mjetet ushtarake. Pas viteve '90, ashtu si mjaft uzina dhe fabrika te tjera ne vend, edhe fabrika e baterive ne Gramsh pushoi se funksionuari. Me kalimin e viteve ndertesat jane amortizuar dhe aktualisht aspak te sigurta. Per shkak te veprimit te agjenteve atmosferike dhe shperberjes, lenda e pare per prodhimin e baterive perben rrezik per helmimin e banoreve dhe gjallesave perreth zones. Sipas ish-punetoreve, brenda magazinave ndodhen sasi te medha te acidit sulfurik i cili ka hyre ne reaksion me elemente te tjere. Edhe oksidi i bakrit eshte nje helm teper i fuqishem qe ndodhet brenda dhe perreth fabrikes. Mjediset ku ndodhen keto mbetje toksike jane te paruajtura dhe brenda tyre mund te hysh me lehtesi. Mjaft femije te lagjes perreth lozin si ne shtepine e tyre. Edhe banore te periferise ushqejne bagetite pa e kuptuar rrezikun qe u kanoset. Por amortizimi i godinave dhe veprimi i agjenteve atmosferike perben nje rrezik te madh per gjithe qytetin. Kjo per faktin se cfare bie jashte futet brenda dhe uji i perziere me helme mund te provokoje helmime masive. Uji derdhet ne lumin Devoll duke i dhene permasa edhe me te gjera gjeografike ketij rreziku. Vete banoret shprehen mjaft te shqetesuar dhe kerkojne marrjen e masave te menjehershme. Per gjendjen e krijuar eshte ne dijeni pushteti vendor. Por bashkia dhe njesite vendore kane bere te ditur se nuk kane ne dispozicion fonde te mjaftueshme per te stabilizuar gjendjen. Banoret dhe pushteti lokal ne Gramsh i kane kerkuar strukturave pergjegjese qe te largojne sa me pare mbetjet toksike ne kete vend. Por deri tani askush nuk ka marre masa per fabriken e prodhimit te baterive qe mund te konsiderohet si "bombe kimike" ne kete qytet. Disa dite me pare me iniciativen e deputetit Aurel Bylykbashi eshte zhvilluar ne Elbasan nje takim me drejtuesit kryesor te kesaj prefekture. Qellimi i takimit ka qene identifikimi dhe parandalimi i fatkeqesive per popullaten. Kryetari i Bashkise Qazim Sejdini u shpreh se strukturat bashkiake jane duke punuar per te identifikuar pikate e rrezikshme ne kete qytet. Ndersa kryetari i Qarkut Ardian Turku pohoi se nje komision i posacem eshte duke punuar per te gjetur pika te tilla ne shkalle Qarku.
'80 ishte periudha kur u ngrit ne Gramsh fabrika per prodhimin e baterive, kryesisht per automjetet ushtarake dhe ato te blinduara. Ne ate kohe fabrika e Gramshit konsiderohej si nje nder veprat me rendesi strategjike ne fushen e mbrojtjes
'90 ishte koha kur si shume impiante te tjera te karakterit militar, ne fabrike u braktisen linjat e prodhimit. Brenda godinave mbeti nje sasi e konsiderueshme materiali qe sherbente si lende e pare, acide dhe perberes te ndryshem kimike
2 persona kane humbur jeten ne Qarkun e Elbasanit gjate tre muajve te pare te ketij viti. Njeri ka vdekur ne aksident automobilistik ndersa tjetri eshte vrare. Me kete bilanc Elbasani konsiderohet si nje nder qarqet me te sigurt ne vend