Patozi Hetim te plote dialogun nuk e kemi shmangur
Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi kerkoi dje hetim te plote te pucit te shtetit. Ai akuzoi kreun e opozites Edi Rama per organizimin e dhunimit te institucioneve gje qe sipas Patozit e pranoi pergjegjesine e tij per 21 janarin nisur nga ajo cka ndodhi ne protesten e 28 janarit. Patozi tha se pergjegjesia e Edi Rames ne kete puc po behet cdo dite e me e qarte. Ndaj ai i drejtoi nje apel kreut te opozites duke i thene se perseritja e pucit do te ishte fatale per te. Kryesocialisti Edi Rama eshte pergjegjesi per cenimin e sigurise te realizuar nga demonstruesit ne 21 janar duke bllokuar bulevardin Deshmoret e Kombit. Kreu i PS-se eshte pergjegjesi per cenimin e sigurise te cilen asnje nuk e ka pasur per borxh ato skena barbarie. Mazhoranca legjitime do te zbardhe gjithcka. Pergjigjja institucionale ndaj kryeorganizatorit do te jete fatale per te. Kjo mazhorance ka per detyre te caktivizoje synimet per marrjen e pushtetit me dhune. Rama eshte pergjegjes per demtimin rende te imazhit te nje vendi anetar te NATO-s. Me manifestimin e djeshem kryeorganizatori i pucit nuk beri gje tjeter vecse mori persiper pergjegjesine per 21 janarin - deklaroi z. Patozi.
Kreu i grupit kuvendor demokrat siguroi gjithashtu qytetaret se organizatoret e demonstrates se dhunshme do te mbajne pergjegjesi ligjore.Patozi tha gjithashtu se Sherbimin Informativ Shteteror nuk dha asnje informacion mbi ate qe po organizonte opozita per te sulmuar institucionet kushtetuese.
SHISH nuk kishte asnje te dhene per pucin nderkohe qe per te flisnin edhe pastrueset e rrugeve. Nderkohe vetem pak ore pasi puci deshtoi prokuroria iu turr gardes dhe jo organizatoreve te tij per te vajtur me pas tek prishja e marreveshjes duke vendosur te arrestonte gardistet te cilet duhet vetem te merreshin ne pyetje. Ne kemi inkurajuar cdo hetim por me e rendesishme eshte qe te zberthehen elementet e organizimit te grushtit te shtetit - deklaroi kreu I grupit te deputeteve te PD-se. Por Patozi beri me te tej te ditur Dialogun me opoziten nuk e kemi shmangur por grushti i shtetit duhet hetuar deri ne cdo detaj. Me tej Patozi u ndal dhe tek mijera protestues te moshave te ndryshme te cilet u vendosen para kryeministrise per te cilen jo vetem demtuan rende imazhin e nje vendi duke treguar se nuk ka lidhje me Evropen. Patozi tha me tej se komisioni i posacem parlamentar qe po heton ngjarjen e se premtes se javes se kaluar do te zbardhe te verteten dhe do tu jape organizatoreve te pucit goditjen e merituar. Mazhoranca legjitime do te zbardhe gjithcka. Pergjigjja institucionale ndaj kryeorganizatorit do te jete fatale per te. Kjo mazhorance ka per detyre te caktivizoje synimet per marrjen e pushtetit me dhune - deklaroi z. Patozi.