E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Kuvendi rezolutë për liberalizimin e vizave

Lajmi është bërë publik sot nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili tha se "rezoluta ka për qëllim të inkurajojë ekzekutivin dhe çdo agjenci tjetër të lidhur drejtpërdrejt, apo në mënyrë indirekte me procesin, duke ftuar njëkohësisht çdo aktor politik dhe shtetëror që të përfshihet me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e veta në përmbushjen sa më të shpejtë të tij".

"Për grupin parlamentar të PD-së liberalizimi i vizave nuk është thjesht një premtim i yni elektoral, por një objektiv i madh kombëtar, ndaj edhe ai ka nevojë për kontributin e gjithsecilit", u shpreh Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›