Patozi: Nga darka me Ramën fiton Meta. Produkti? Shikoni sekserin!
Pjesë nga intervista e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi në emisionin Fakt
Javë e ngjeshur politike, javë me surpriza, duket se që nga viti 2009, mazhoranca aktuale, pra Partia Demokratike së bashku me LSI-në janë më afër se kurrë deri më sot rreth ndarjes. Realisht për grupin parlamentar të PD-së a keni filluar të mendoni për numra rezervë z.Patozi?
Unë jam dakord vetëm me pjesën e parë të konstatimit tuaj, që ka qenë një javë e ngjeshur politike, por nuk jam dakord me pjesën e dytë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë në prag divorci. Dhe kam arsyet e mia, të cilat mund ti shpjegoj më poshtë. Kjo është një javë e ngjeshur politike, nuk ka nevojë për komente, kjo duket. Tani si e shikoj unë… unë e shikoj si një gjë normale, nuk ka vend as për tu shqetësuar, as për të pasur entuziazëm, për shkak se politika është në shtratin e vet të qytetëruar, që është dialogu, dhe kjo është politikë e vendeve të civilizuara dhe kjo është politikë e BE dhe e SHBA-së. Unë gjykoj që duhet përshëndetur fakti që z.Rama ka marrë një nismë për të pasur dialog politik, ka ankoruar anijen e vet politike në skelën e dialogut.
Te Gjiri Lalzit…
Në skelën e dialogut sepse…
Nuk e mohon as zoti Meta, as zoti Rama asnjëri prej palëve nuk e mohon darkën..
Unë kam ndjekur me vëmendje prononcimet.
Madje tju jap dhe një detaj m.q.s vini dhe nga bota e medias. është një koleg nga Kosova që është munduar të bëjë negociatorin, por duket se në këtë darkë ndërmjetes ka qenë dhe një personazh i majtë nga Durrësi. Ai me shaka është shprehur se nuk jam i interesuar se kush zgjidhet president, mjafton se dola më i zoti se Baton Haxhiu. Meta është shprehur se vërtet i qëndron marrëveshjes me ju, por jetojmë në realitet shqiptar..
Askush në këtë vend nuk e çon nëpër mend që Ilir Meta apo LSI-ja ka ardhur në këtë koalicion me pahir apo ka ardhur për të zgjidhur vështirësinë e Partise Demokratike apo të Sali Berishës në 2009-n. Të gjithë e dinë që kjo martesë politike ka pasur disa principe, të cilat nuk kanë rënë, janë kolonat që qëndrojnë ende në këmbë. Në fund të takimit ai la foli shkoqur që ai do të respektojë marrëveshjet. Unë nuk kam si të mos e besoj.
Marrim rastin që kjo darkë ka ndodhur, tani e para u thashë që komunikimi në të gjitha nivelet është një gjë normale, unë hyj te ata njerez që i besojnë kësaj filozofie. Po ta marrim në rrafshin e një të treti apo të një të paanshmi, tek e fundit çfarë ndodhi? Ndodhi që Ilir Meta vetëm fitoi nga kjo histori dhe mua fitorja e Metës më duket sikur është fitorja e koalicionit në një farë mënyrë sepse çfare ndodhi? Ndodhi që njeriu që kishte shqiptuar në vetë të parë akuza nga më monstruozet dhe fyerje personale ndaj tij, shkon kokëulur e troket jo vetëm në takim publik apo takim formal, informal quajeni sit e doni tek hoteli Sheraton, por sipas shypit, sipas jush ndoshta, edhe sipas gjasave, trokiti derën e shtëpisë ëe këtij. Pra gëlltiti gjithçka dhe trokiti në derën e shtëpisë në të cilën kishte thënë dhe bërë akuza të përsëritura që ishte ndërtuar me para korrupsioni.
Kalojmë tek aktualiteti zoti Patozi. Në rast se Partia Socialiste vendos një kusht që presidenti të mos jetë nga Partia Demokratike, por të jetë një president i propozuar nga mazhoranca, ku pjesë e mazhorancës është Lëvizja Socialiste për Integrim, do të zgjidhjet një president nga LSI-ja apo zgjedhje të parakohshme?
Jo, unë mendoj se asnjëra nga të dyja, e di pse, për një arsye të thjeshtë, unë besoj në integritetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk do ta lejojë veten që të bëhet mashë në duart e Edi Ramës dhe të zgjidhë hallet e Edi Ramës në një farë mënyre, sepse edhe nëse ka shkuar atje ku thoni, ai ka shkuar si një hallexhi, sepse vetëm një hallexhi mund të shkojë tek shtëpia e atij që nuk ka lënë gjë pa thënë gjashtë muaj përpara. Nuk besoj se do të shërbejë Lëvizja Socialiste për Integrim si mashë për të zgjedhur problemin që ka Edi Rama, unë sapo shpjegova më sipër që e gjithë logjika politike të çon në atë që lokomotiva e koalicionit, që në rastin tonë jemi ne, i bie që të bëjë edhe zgjedhjen e një institucioni të rëndësishëm siç është Presidenti i Republikës, dhe unë nuk besoj që vetë Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të ketë dilema për këtë çështje, aq më tepër kur kjo vjen si iniciativë nga Edi Rama, nga kundërshtari jonë i përbashkët, pra nuk vjen si një iniciativë nga brenda, por nga jashtë.
Ju nuk shikoni si president asnjë nga figurat kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfshire dhe zotin Meta?
Unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë zotin Meta, dhe nuk besoj që ai pretendon për shumë arsye, arsyeja e parë, unë sapo e thashë dhe është një arsye shumë politike dhe shumë racionale, arsye që secili e di peshën e vet specifike, e njeh, zoti Meta është politikan me eksperiencë shumë të gjatë, është një politikan inteligjent dhe për këtë nuk ka nevojë për dëshmitar, është i njohur prej shumë vitesh, kam konsideratë për aftësitë e tij dhe nuk besoj që ai e çon ndërmend një gjë të tillë për të gjitha ato arsye që unë thashë. Zoti Meta është një politikan i ri, në moshë po them, dhe zakonisht presidenca është një stacion fundor dhe nuk besoj që zoti Meta ka ndërmend që të mbyllë karrierën me një mandat, apo qoftë edhe me dy mandate pesë vjeçare.
A e shikoni të pamundur ndarjen e LSI-së nga PD-ja në këtë moment apo në 2013?
Unë jam i prirur të besoj gjërat publike të cilat bëhen me vullnet të mirë, kam parasysh deklaratën e fundit të zotit Meta, e cila është optimiste për koalicionin dhe për raportin që ka Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, thashë që nuk jam profet që të parashikoj diçka.
Zoti Patozi, jeni kryetar i grupit parlamentar të PD-së, jeni numri dy i kësaj mazhorance, kur e keni pasur takimin e fundit me zyrtarë të lartë të këtij niveli nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim?
Me zotin Meta dhe me cilindo koleg tjetër takohemi të paktën çdo të enjte, rrimë, bisedojmë, flasim në telefon mund të takohemi edhe nëpër zyrat e njëri tjetrit, mund të takohemi edhe në kafe me njëri tjetrin.
Kur është takuar për herë të fundit një zyrtar i lartë i PD-së me zotin Meta?
Në rast se ju po më pyesni se kur do të zhvillohen konsultime brenda mazhorancës, në rast se nuk gabohem a është kjo pyetja, atëherë unë mund tju jap këtë përgjigje që konsultimet brenda mazhorancës do të ketë, janë të domosdoshme dhe të paevitueshme. Pra, sigurisht që nuk më takon mua që të them këtu se kur do jetë, sepse kjo varet dhe nga axhenda e kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit të vendit, i cili sot bëri një deklaratë