Patozi: Nuk jemi ne qe mbajme peng reformen

Partia Demokratike u shpreh diten e djeshme e gatshme te nis punen per amendimin e Kodit Zgjedhore, duke i hapur rruge edhe perfundimit te reformes zgjedhore. Ne nje prononcim per mediat, kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi theksoi se mazhoranca nuk ka qene asnjehere pengese per permbushjen e kesaj reforme te rendesishme. Madje, kreu i grupit kryesor parlamentar te mazhorances theksoi se realizimi i kesaj reforme ishte shtyre per shkak te medyshjeve te ardhura nga partite e opozites. "Maxhoranca dhe Partia Demokratike jane te gatshme qe te avancojne punen per reformen ne Kodin Zgjedhor, pavaresisht axhendes se Kuvendit. Vonesat e deritanishme per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor nuk kane ardhur si rezultat i neglizhences se PD-se. Keto vonesa kane ardhur nga medyshja e opozites", vuri ne dukje Patozi. Sipas tij, PD dhe partite e mazhorances ishin te hapura per ta nisur menjehere kete proces te rendesishem, duke toleruar edhe menyren se ku do te zhvillohej ky proces.
"Shumica parlamentare ka qene e hapur per diskutimin e amendimeve ne Kodin Zgjedhor, qofte ne Komisionin e Ligjeve, qofte ne nje komision te posacem", nenvizoj kreu i grupit te PD-se ne lidhje me rruget qe mund te perdoreshin per te permbyllur kete reforme. Por Patozi shtoi se prioritet per grupin parlamentare te PD-se ishte edhe perfundimi i reformes ne sistemin e drejtesise. Sipas Astrit Patozit, pavaresisht axhendes se Kuvendit, drejtesia mbetej prioritare per mazhorancen aktuale. Kerkesa per fillimin e menjehershem te punes per amendimin e Kodit Zgjedhor erdhi edhe pak dite me pare nga kryeministri Sali Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi per mediat se duhet te niste menjehere puna per amendimin e Kodit nga ana e Kuvendit. Sipas Berishes, nuk do te ishte e udhes qe amendimet per kete reforme te rendesishme te liheshin per momentin e fundit, pasi kjo mund ta rrezikonte edhe procesin zgjedhor.
Perfundimi i reformes elektorale eshte edhe nje nga kushtet kryesore te vendosura nga faktori nderkombetare per integrimin e Shqiperise ne strukturat euro-atlantike. Ne menyre te perseritur perfaqesuesit e Komisionit Evropian dhe OSBE-se i kane kerkuar Shqiperise edhe nisjen e menjehershme te punes per permbylljen e kesaj reforme te rendesishme. Perfundimi i kesaj reforme i sherben Shqiperise edhe ne fillimin e vitit te ardhshem kur pritet te vendoset nese vendi jone do te arrij te behet anetare me te drejta te plota ne NATO pergjate festimeve te 60-vjetorit te aleances. Por reforma zgjedhore eshte e domosdoshme ne kushtet kur ne veren e vitit te ardhshem do te zhvillohen edhe zgjedhjet e pergjithshme. Ne fundin e muajit prill ne Kuvend u kryen edhe ndryshimet kushtetuese per sa i perket sistemit zgjedhor qe pritet te perdoret ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Me konsensus dy partite me te medha parlamentare, PD dhe PS vendosen ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga mazhoritiar dhe proporcional i perzier, ne sistem proporcional rajonal. Ne Kushtetute u ben ndryshime te rendesishme edhe per sa i perket administrim te procesit zgjedhor. Keshtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pushoi se qeni nje organ kushtetues i cili kishte te drejten per organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor. Por keto ndryshime kushtetuese, ndonese u quajten nje arritje per reformen zgjedhore, nuk e kane plotesuar ne menyre perfundimtare ate. Nje nga ceshtjet me te rendesishme qe pritet te diskutohet ne komisionin parlamentare per amendimin e Kodit Zgjedhor eshte edhe ajo e zberthimit te formules elektorale, formule e cila do te percaktoj edhe menyren sesi partite politike do te kene te drejten te perfaqesohen me deputet ne Kuvend. Po keshtu nje ceshtje e rendesishme qe do te diskutohet ne kete komision eshte edhe amendimi i ndarjes se zonave elektorale ne te gjithe vendin. Nje ceshtje delikate qe do te kerkoje nje zgjidhje te re, eshte dhe menyra se si do te administrohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas shkrirjes se KQZ-se.