E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Berisha, fajtori i vrasjes së 4 demonstuesve

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka akuzuar sërish qeverinë për vrasjen e 4 demonstruesve të 21 janarit. Në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit Ruçi duke akuzuar kryeministrin Berisha se ai ka ardhur vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit i kërkoi atij të deklarojë publikisht se kush është fajtori i vërtetë.
 

“Dil publikisht dhe thuaj pse i vrave 4 shqiptarët e pafajshëm? Thuaj kush e dha urdhrin për të qëlluar? Kush dha urdhër të qëllohet me plumba ku kërcënimi mbi godinë ishte zero? Ndërsa po dole të thuash se i vrau Edi Rama atëherë ke pranuar automatikisht se je fajtori” theksoi Ruçi.

Ai gjithashtu theksoi se demonstrata e 21 janarit nuk është puç shtetëror siç e ka cilësuar kryeministri Berisha por revolta e qytetarëve kundër pushtetit të korrupsionit.
“Demonstra e 21 janarit nuk është puç apo grusht shteti po ajo që po bën ti duke penguar drejtësinë është grusht brenda shtetit” theksoi Ruçi.
 

Ndërkohë kreu i grupit kuvendor socialist e ka cilësuar komisionin hetimor për ngjarjet e 21 janarit si të turpshëm por i rrezikshëm pasi kërkon të bëjë një gjyq partiak për të ndërshkuar çdo person që i kundërvihet qeverisë.
 

“Komisioni hetimor është një karagjozllëk por i rrezikshëm pasi kërkon të kthehet në një gjyq partiak që këkon të ndëshkojë çdo gjë. Ky komision është turpi i demokracisë, parlamentarizmit dhe shtetit të së drejtës. Ky komision ka ndezur këmbanat e alarmit edhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë” theksoi më tej Ruçi.

Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të pezullojë komisionin hetimor për ngjarjet e 21 janarit dhe të lërë drejtësinë të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.
 

"Ju bëj thirrje t`i jepni fund atij komisioni të turpshëm hetimor. Lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. Respektoni institucionet e pavarura si presidenti, prkurorinë e përgjithshme, shërbimin informativ shtetëror, median dhe opozitën. Ktheji mbrapsht ushtarët e tu në komision. Lëre ligjin të veprojë, aty i ke faktet për vrasjet e qytetarëve sipas urdhrave të tua. Bëhu burrë dhe shko vetë përpara drejtësisë” theksoi Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›