Patozi: Rama, përgjegjësi për ngjarjen e 21 janarit

Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka deklaruar se pas ngjarjeve të 21 janarit nuk shihet dritë në fund të tunelit për të arritur një kompromis.
Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Patozi ka theksuar se Rama është përgjegjësi kryesor i ngjarjeve të 21 janaritit. Sipas tij kreu i PS-së po luan me jetën e katër viktimave dhe po i përdor ato për qëllimet e tij politike.
"Ne shpresuam për reflektim nga ana e socialistëve por e shikojmë që qenka ende herët. Ju vini në parlament port të vijuar 21 janarin. Dje dëgjova njërin nga autorët e 21 janarit Skënder Gjinushi, ai nuk është socialist megjithëse merre vendime në emër të socialistëve, madje e shprehet se grushti i shtetit nuk është krim. Ju keni ardhur në seancë për të gjuajtur me gurë, njësoj si ata para Kryeministrisë, sepse keni marrë porosi që të veproni kështu” theksoi Patozi.
Ai gjithashtu theksoi se edhe pse opozita po kërkon të pengojë hetimet për zbardhjen e 21 janarit këto hetime po përparojnë për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit kryesor. “Pse u drodhët nga tabulatet. Nëse dhunuesit nuk kishin lidhje me ju pse trembet Rama” theksoi Patozi .
Gjithashtu Patozi ka kërkuar nga deputetët e opozitës që të distancohen nga dhuna e 21 janarit pasi sipas tij do të ndëshkohen të gjithë përgjegjësitë e atyre ngjarjeve.
“Duke mos ndryshuar qëndrim ju tregoni se nuk jeni distancuar nga dhuna e 21 janarit. Rama luajti me jetën e tyre dhe me vdekjen e tyre përpiqet të përfitojë. E ndodhi vdekjen një natë përpara demonstratës dhe i nxori pëpara një dhune. Ju ftoj të nxirrni nga xhepata gurët dhe pistoletat dhe të vini në parlament si deputetë për të qenë opozitë dinjitoze, ndryshe nuk do të ndryshoni nga bandat që sulmuan institucionet më 21 janar”, tha Patozi.