E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje mes deputetëve në Kuvend, ndërpritet seanca

Ndërpritet seanca plenare e sotme e Kuvendit të Shqipërisë. Shkak për ndërprerjen e seancën plenare është bërë përplasja mes deputetit të PD-së Edi Paloka dhe deputetit të PS-së Paulin Stërkaj.
 

Tensioni ka nisur pas fjalës të kreut të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi ku kreu i grupit socialist Ruçi kërkoi replikë, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Kuvendit. Kjo gjë ka revoltuar deputetët socialistë të cilët janë ngritur në shenjë proteste nga vendet e tyre dhe janë rreshtuar përpara foltores së Kuvendit.

Më vonë deputeti i PD-së Paloka ka nisur të flasë po i është kërkuar nga deputeti Stërkaj i të mos flasë deri kur të qetësohet situata e krijuar në sallë. Mësohet gjithashtu se deputeti i PS-së Stërkaj i ka tërhequr edhe mikrofonin Palokës duke mos e lejuar edhe të flasë. Ndërkohë në këtë moment ka ardhur deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Armando Prenga i cili ka qëlluar me grusht deputetin Paloka.
Ka qënë ndërhyrja e gardës dhe të deputetëve të dy kaheve që ka bërë edhe mos tensionimit më tej të situatës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›