Patozi Te hapur per hetimin e zgjedhjeve sipas kuadrit ligjor dhe kushtetues

Partia Demokratike mirepret futjen ne procedure institucionale te nje pretendimi te kahershem te opozites
Mazhoranca i ktheu pergjigje sot kerkeses se Partise Socialiste e depozituar dje ne kryesine e Kuvendit per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Kreu i grupit kuvendor ne Partine Demokratike Astrit Patozi u shpreh gjate nje deklarate per mediat se shumica mbetet e hapur per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe do ta shqyrtoje me seriozitet kerkesen e opozites. Garantoj qe kjo kerkese qe mban firmen e deputeteve socialiste do te shtyrtohet me seriozitet. Kjo mazhorance qendron e hapur per cdo hetim te zgjedhjeve qe do te kryhet ne perputhje me Kushtetuten kodit zgjedhor dhe ligjeve te vendit- theksoi Patozi. Nderkohe Partia Socialiste depozitoi nje dite me pare zyrtarisht oferten e saj per zgjidhjen e krizes politike ne vend. Hetimi i materialeve zgjedhore dhe heqja dore nga fletet e votimit eshte kthyer tanime ne versionin zyrtar te opozites per sa i perket trajtimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 te mbetura ende si thelbi i axhendes politike. Por perpos edhe angazhimit te mazhorances parlamentare per ti ofruar opozites te gjitha garancite per hetimin e materialeve zgjedhore nuk duket ende nje levizje e qarte e Partise Socialiste per te pranuar edhe ate qe kerkon prej nje viti e gjysme. Me duhet te nenvizoj se ky akt vjen gati tre jave pas letres qe kryetari i PS-se Edvnin Rama i dergoi kryeministrit te vendit dhe kryetarit te PD z.Sali Berisha. Me kete rast ne mirepresim futjen ne procedure institucionale te nje pretendimi te kahershem te opozites. Nderkohe me duhet te theksoj edhe nje here se kjo mazhorance qendron teresisht e hapur per cdo hetim qe do te kryhet ne perputhje me Kushtetuten e vendit vendimi i Gjykates Kushtetuese Kodin Zgjedhor dhe ligjin per Komisionet Hetimore Parlamentare- deklaroi deputeti demokrat dhe njeherazi nr 2 i Partise Demokratike Astrit Patozi.
...