Topalli Gramoz Ruci smund te flase per Shkodren te cilen e la deri ne 18 ore pa energji elektrike

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka kerkuar dje kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci qe te ndale perdorimin e fatkeqesise natyrore ne Shkoder. Topalli tha se Ruci punon per kapitalet politike te Edi Rames ne nje kohe kur vete ai afro 20 vjet me pare me 2 prill te vitit 1991 kreu masakren ne qytetin verior nen-firmen e ish ministrit te Brendshem te kohes. Llogarine e kujt kerkoni ju zoti Ruci ne Shkoder te vitit 45 te vitit 91 apo te 97-s kur e dogjet. Per Shkodren qe cuat ju vetem terr e late 18 ore pa drita. Shkodra ishte me keq se Kandahari. Kurre ai qytet ska patur momente me te trishtuara ne historine e tij sesa gjate qeverisjes suaj. Sipas saj Shkodra eshte permbytur gjithmone por asnjehere nuk eshte bere problem. Ajo vuri ne dukje se Shkodra kurre nuk ka pasur vemendje per te shpetuar femijet e gjene e gjalle. Ketu ajo solli ne vemendje vitet e qeverisjes socialiste kur Shkodra notonte ne uje ndersa asnje prej funksionareve te larte shteterore asnje angazhim institucional nuk ndermerrej per shpetimin e jeteve njerezore. cuditen qytetaret mbledhja e qeverise u be ne Shkoder. Per te gjithe ato vite asnje minister nuk vinte per te pra ato probleme- tha kryetarja e Kuvendit. Kryeparlamentarja Topalli kerkoi qe te flitet me transparence e jo te abuzohet. Si mund te shitet se femija 3 muajsh ka vdekur i cili nuk kishte vdekur. Femija kishte vdekur se kishte qene ne trupin e nenes. eshte fatkeqesi qe ka shtepi te permbytura nga uji- tha me tej Topalli. Kryetarja e Kuvendit vuri ne dukje gjithashtu se Shkodra eshte nder te vetmet qytete te rrethuara nga lumenjte. Ajo solli ne vemendje se qyteti i Shkodres ka qene historikisht nder shekuj i ekspozuar nga permbytjet. Kushtet meteorologjike ndikuan tek permbytjet. Ka dy muaj qe reshjet nuk ndalen. Liqeni i Shkodres nderkohe eshte ne kuotat e tij me te paperballueshme. Te gjithe ato qe thone se Shkodra eshte permbytur vjet per here te pare dhe sivjet per here te dyte genjejne. Shkodra perhere eshte permbytur kjo njihet me shekuj. Shkodra eshte permbytur perhere por askush nuk ka shkuar atje nuk ka pasur ushtri nuk e ka marre vesh njeri Shkodren nuk e kane ndihmuar- u shpreh Topalli.