Patozi Thirrjes per dialog Rama iu pergjigj me grusht shteti

Dialog me opoziten pasi te zbardhet 21 janari. Rama kerkon dialog per te zhvendosur vemendjen nga puci i shtetit
Partia Demokratike refuzon dialogun me opoziten per aq kohe sa nuk eshte zbardhur grushti i shtetit dhe dalja para drejtesise te organizatoreve te tij. Ne nje deklarate per mediat kreu i grupit te PD-se Astrit Patozi kerkoi dje qe lideri i opozites te mos fshihet pas kerkeses per dialog. Thirrjen per dialog te kryetarit te opozites Edi Rama nje thirrje e artikuluar dje nga ai vete ne nje konference te posacme per shtyp Partia Demokratike e lexon si nje perpjekje te kryesocialistit Rama thjesht per te zhvendosur vemendjen nga hetimi i ngjarjeve te 21 janarit. Nderkohe kryesocialisti Rama eshte akuzuar nga mazhoranca si kryepucisti i 21 janarit i cili sipas mazhorances demonstraten e 21 janarit e shnderroi ne nje grusht shteti te paralajmeruar per marrjen e pushtetit me dhune permes disa banditesh te paguar. Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi i cili i eshte pergjigjur thirrjes se shefit te opozites per nisjen e dialogut politik me nje fjali te tille Ndaj edhe me kete rast i kujtojme kryetarit te Partise Socialiste zotit Edi Rama se ai nuk mund te fshehe dhe as mund te laje doren e krimit te rende pas gjoja kerkeses per nisjen e dialogut politik ne Shqiperi. Ne kete kontekst - shtoi ai - me duhet te theksoj se cdo perpjekje per te spostuar vemendjen e publikut nga dhuna e 21 janarit dhe nga pasojat e saj nuk e lekund aspak percaktimintone. Kreu i grupit te PD-se artikuloi me vendosmeri qendrimin e mazhorances duke theksuar se ajo mbetet e palekundur ne percaktimin e saj duke nenkuptuar keshtu se Komisioni Hetimor parlamentar do te vijoje punen e tij per hetimin e demonstrates se dhunshme 21 janarit apo te ashtuquajturit grusht shteti te 21 janarit sic e ka cilesuar ate shefi i ekzekutivit Sali Berisha. Sipas Patozit duke perdorur nje grusht banditesh te armatosur Edi Rama me sy te skuqur nga terbimi per te ardhur me cdo cmim ne pushtet iu versul per pese ore godines se kryeministrise me synimin e qarte qe te permbyste me dhune nje qeveri legjitime. Ne kete kontekst Patozi riperseriti Mazhoranca legjitime qe qeveris vendin eshte e vendosur qe te zbardhen dhe te nxirren para drejtesise autoret e pucit te deshtuar te 21 janarit duke e konsideruar ate si interesin e pare dhe me jetikun per vendin shtetin dhe per CD qytetar shqiptar. Ai theksoi se Partia Demokratike ka inkurajuar dhe e mirepret perfundimin e hetimeve te pavarura qe kane nisur duke i garantuar qytetaret e ketij vendi se pergjegjesia do te mbahet per gjithcka ndodhi para gjate dhe pas 21 janarit. Shqiptaret duhet ta mesojme dhe do ta mesojme shume shpejt se kush jane pergjegjesit per dhunen e pashembullt per viktimat per te plagosurit dhe te kercenuarit ne ate mizori dhe barbari te eger gjate grushtit te deshtuar te shtetit - siguroi Patozi. Sa i perket nisjes se dialogut politik Patozi shprehu gatishmerine e kahershme te mazhorances per dialog. Partia Demokratike ka qene ne dialog te vazhdueshem me zotin Rama gjate gjithe ketyre viteve dhe frut i ketij raporti kane qene edhe disa marreveshje tashme te njohura te cilat sollen risi te medha ne politiken shqiptare. Ky komunikim nuk ka munguar edhe ne muajt e fundit por zoti Rama e shfrytezoi kete ne menyren me te shemtuar dhe me te pabese sepse nderkohe pergatiti dhe organizoi grushtin e shtetit - nenvizoi Patozi.