E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shantazh nderkombetareve me kerbac e kulac

PS Ndermjetesojme me nderkombetaret dhe jo me Berishen. Rama dialog dhe demonstrate frike nga tabulatet

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama nen formen e nje shantazhi por edhe ndihme u kerkoi nderkombetareve nderhyrjen e tyre per te zgjidhur situaten politike ne vend duke nenkuptuar ne kete menyre se vetem duke vepruar keshtu mund te ndalet rruga e vazhdueshme e protestave dhe e demonstratave te opozites. Kjo zgjidhje e kerkuar nga kryesocialisti duket ne fakt nje kushtezim ndaj nderkombetareve per plotesimin e disa kerkesave te opozites duke treguar se kjo eshte e vetmja forme kompromisi dhe ndermjetesimi. E mirepresim nje ore e me pare nderhyrjen dhe ndermjetesimin e komunitetit nderkombetar per trajtimin e zgjidhjen e krizes se rende te vendit. Duke e falenderuar baroneshen Ashton dhe komisionerin Fule qe kane bere te qarte shqetesimin serioz e gatishmerine per te nderhyre ne nje proces ndermjetesimi jemi gati te dialogojme e te kerkojme kompromisin ne te mire e interes te Shqiperise e shqiptareve cdo mik e partner i ketij vendi qe ka sot vullnetin per te ndihmuar ne rrugen e vendosjes se dialogut politik dhe te kerkimit te nje kompromisi real e te qendrueshem gezon respektin mirenjohjen e mikpritjen tone ne cdo cast - tha Rama ne nje konference per shtyp. Pas situates me te vertete te veshtire qe kaloi vendi dhe demonstrates se dhunshme te 21 janarit Partia Socialiste dhe lideri i opozites Edi Rama u shprehen te gatshem dje per te dialoguar dhe ndermjetesuar me nderkombetaret per zgjidhjen e ngercit qe po kalon vendi. Por nga ana tjeter ne kontradikte me dialogun dhe ndermjetesimin kreu socialist u shpreh se opozita do te vazhdoje protestat e demonstratat e saj ne disa qytete te vendit per te kerkuar sipas tij drejtesi per vrasjen e tre demonstruesve dhe gjithe problemet e tjera qe po kalon vendi. Nderkohe me doren e shtrire te paqes qe nxjerr Shqiperine nga kriza perdite e me e thelle qe u jep shqiptareve mundesine te perfitojne qetesine e zhvillimin e munguar demokratik qe i jep institucioneve kushtetuese mundesine te funksionojne ne pavaresi e normalitet ne do te vazhdojme te permbushin misionin opozitar duke demonstruar ne rrugen e rezistences paqesore. Sjelljet e fundit te Partise Socialiste dhe kreut te saj Edi Rama kryesisht pas ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit kane qene disi kontradiktore dhe te dyshimta. Kerkesa e dy diteve me pare e Komisionit Hetimor i ngritur per te hetuar ngjarjet e dhunshme te demonstrates se 21 janarit per tabulatet telefonike nuk eshte pritur aspak mire nga opozita dhe kreu i saj Rama kur ne fakt mazhoranca dyshon se ne to mund te gjenden fakte te rendesishme rreth kesaj ngjarjeje. Lideri i opozites Rama me kete menyre hezitimi hedh disa hije dyshimi pasi kontrolli i tabulateve nese ne to nuk gjendet asgje komprometuese do te ishte nje avantazh per kreun socialist. Po ashtu Partia Socialiste vetem dy dite me pare dergoi ne Gjykate Kushtetuese nje kerkese te saj per antikushtetutshmeri te Komisionit Hetimor te ngritur nga mazhoranca por nga ana tjeter per zgjidhjen e ngercit politik ne vend dhe hetimin e kutive te votimit te zgjedhjeve te kaluara parlamentare asnjehere socialistet nuk i derguan dyshimet e tyre per vjedhje te votes ne kushtetuese ashtu sic edhe kerkoi mazhoranca qeverisese sipas ligjit. Situata e veshtire aktuale per shkak te dhunes se shfaqur ne demonstraten e 21 janarit dhe idese fikse te opozites per te vazhduar me protestat ka bere qe nderkombetaret te vazhdojne thirrjet e tyre per dialog politik dhe anulim te tubimeve te cilat sipas tyre nuk do te sillni asgje me shume se destabilizim ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›