Patozi ben thirrje per nisjen e punes per reformen zgjedhore
Gjate fjales se mbajtur dje ne Kuvend kreu i Grupit Parlamentar te PD-se Astrit Patozi e vuri theksin ne domosdoshmerine e nisjes se reformes zgjedhore per zgjedhjet vendore. Ai e cilesoi ngjarjen me te rendesishme politike te ketij sesioni parlamentar ndermarrjen e reformes elektorale. Deshiroj te ftoj shume sinqerisht opoziten qe te mos humbasim asnje minute por te nisim dialogun per reformen zgjedhore duke pasur si busull rekomandimet dhe sugjerimet e paanshme te raportit te OSBE/ODIHR-it. Maxhoranca eshte e gatshme qe pa medyshjen me te vogel te votoje cdo propozim dhe amendament te opozites pasi ato te kete kaluar ne filtrin e institucioneve me te specializuara nderkombetare. Kjo eshte e vetmja autostrade nga kalohet per te rritur garancite per zgjedhje sa me korrekte dhe sa me te permiresuara. Por ne rast se na vihet serish perpara me xhiro te ngadalesuara telenovela e pseudotrasparences dhe dilema johamletiane ta hapesh apo te mos e hapesh ne kemi te gjithe te drejten e botes te dyshojme se ka nje vullnet diabolik i cili ne rastin me te keq kerkon te nxjerre jashte zgjedhjeve qe do te thote jashte sistemit Partine Socialiste. Dhe ne rastin me te mire qe kerkon ta heqe opoziten zvarre dhe ta mbaje te tensionuar ate dhe debatin politik deri ne castin e fundit njesoj sic ndodhi edhe me mandatet e kolegeve tane socialiste - eshte shprehur Patozi ndersa ka shprehur deshiren qe te mos ekzistonin fare keta skenare.
Ai ka gjetur rastin qe ti ktheje opozites nje pergjigje perfundimtare persa i perket hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Sot eshte vendi per ti dhene nje pergjigje shteruese ankthit publik qe mund te ekzistoje per riciklimin e atij qe ne e quajme ngerc politik dhe Partise Socialiste i pelqen ta konsideroje si krize. E themi sot dhe gjithe diten se kjo maxhorance nuk ka asnje kompleks per transparencen e gjithckaje qe ka te beje me pergjegjesite e saj dhe te institucioneve te shtetit shqiptar dhe ketu perfshihen pa dyshim edhe zgjedhjet e 28 qershorit. Dhe kjo eshte kaq e vertete sa ne jemi plotesisht te gatshem qe ne rast se merret nje pergjigje pohuese nga Komisioni i Venecias te shkojme pertej pretendimeve te sotme dhe te djeshme te Partise Socialiste por te rinumerojme cdo vote dhe te ndryshojme edhe vete rezultatin ne rast se do te konstatohen deformime qe e kerkojne nje gje te tille. Jemi gjithashtu te gatshem ta ngreme komisionin menjehere sapo te plotesohen procedurat ligjore dhe te hetojme te gjitha ceshtjet e kerkuara nga opozita brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues te vendit. Dhe per keto nuk kemi qendruar ne pritje dhe as kemi shpresuar qe koha te rrjedhe por kemi bere te gjitha koncesionet e mundshme - eshte shprehur Patozi.
7 Shtator 2010