E Diel, 1 Nëntor 2026

Specializimet me shume kuota per urgjencat

Kete vit me shume kuota per specializimet e studenteve ne Fakultetin e Mjekesise do te akordohen per specialitetin e urgjencave.

Po ashtu edhe ne vitet ne vazhdim kesaj kategorie studentesh dhe ketij specialiteti do ti jepet me shume prioritet edhe per shkak te reformes ku pritet te perfshihet sistemi i urgjencave. Ministria e Shendetesise per implementimin e kesaj strategjie ka punuar paraprakisht.

Si objektiv afatshkurter eshte vene trajnimi i personelit qe aktualisht punon ne kete sherbim ndersa si objektiv afatgjate eshte perfshirja ne kurrikulat e Fakultetit te Mjekesise. Kurrikula eshte pergatitur nga Fakulteti i Mjekesise dhe pritet miratimi i Ministrise se Arsimit per te filluar specializimi per mjekun e urgjences.

Sistemi i sherbimit te urgjences mjekesore duhet te jete plotesisht i integruar me te gjithe sherbimin shendetesor dhe vecanerisht me sherbimin e kujdesit shendetesor paresor.
Reforma e sistemit te urgjences kerkon te krijoje nje pakete baze te sherbimeve dhe asistences mjekesore te urgjences qe do ti jepet popullates pa pagese dhe sipas standardeve te aplikuara njesoj ne te gjithe vendin te krijoje mjetet per vendimmarrje te shpejte dhe te sakte ne diagnostikimin dhe trajtimin te propozoje nje njesi standard te Departamentit te Urgjences i pajisur me mjetet perkatese per te realizuar diagnostikim dhe terapi efektive.

Dje eshte prezantuar strategjia per reformen e sistemit te urgjences mjekesore. Ky dokument eshte pergatitur ne bashkepunim me Organizaten Boterore te Shendetesise. Drejtori i Pergjithshem i Politikave ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero u shpreh Kjo strategji synon te siguroje standard bashkekohor te ofrimit te sherbimit te urgjences per te gjithe pacientet e pranuar duke skicuar aspektet kryesore te Sherbimit te Urgjences Mjekesore dhe te ofroje keshilla praktike per nje reforme politike ne kete sherbim. Sipas Piperos konceptet e perpunuara dhe te paraqitura ne kete dokument sigurojne nje baze mbi te cilen mund te planifikohen dhe vihen ne praktike alternativa te ndryshme.

Nepermjet kesaj strategjie kerkohet arritja e cilesise me te larte te sherbimit ne kujdesin paraspitalor trajtimin dhe transportin me ambulance si dhe ne sherbimin e urgjences spitalore. Po ashtu nje nga qellimet e pergatitjes se kesaj strategjie eshte te siguroje realizimin e vleres me te mire financiare per te rritur ne kete menyre maksimalisht burimet per kujdesin dhe sherbimin ndaj pacientit.

Ne te jane percaktuar Organizimi i sherbimit te urgjences si nje i teri. Moduli standard i Departamentit te Urgjencave me personel te trajnuar ne menyre te posacme dhe te pajisur me minimumin e mjeteve te nevojshme per nje diagnoze dhe trajtim efektiv i cili do te ndihmoje ne zhvillimin e nje programi te gjere reforme te sherbimit te urgjences mjekesore.

Strategjia sqaron ne menyre te detajuar lidhur me mjetet dhe teknikat e standardizuara bazuar ne evidenca klinike te cilat do te mbeshtesin ofruesit e sherbimit ne dhenien e sherbimit shendetesor me te pershtatshem sigurimin e standardeve te cilesise si dhe ne harmonizimin e sherbimit ne te gjithe vendin. Praktika bazuar ne evidenca shkencore do te rrise mundesine e rezultateve te favorshme per pacientin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›