Topi respekton ligjin dekreton kater anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese
Ne perputhje me ligjin Presidenti i Republikes Bamir Topi ka dekretuar dje kater anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese pasi anetareve aktuale u ka perfunduar mandati. Te dekretuarit nga presidenti jane juristet Edlira Jorgaqi Fatmir Hoxha Artan Hoxha dhe Ardian Leka. Kater juristet e dekretuar nga presidenti Topi do te perballen me miratimin e tyre ne seance ne Parlament per te marre detyren ne kete gjykate. Gjykata Kushtetuese sipas ligjit themeltar te shtetit perbehet nga 9 anetare te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet pa te drejte riemerimi nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.
Juristet
Juristja Edlira Jorgaqi ka mbajtur pozicionin e drejtoreshes se legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme ndersa me pare ka punuar me te njejten detyre ne Ministrine e Drejtesise ne vitin 2005. Juristi tjeter Fatmir Hoxha vjen nga radhet e Gjyqesorit pasi ai aktualisht eshte kryetar i Gjykates se Apelit ne Shkoder. Juristi Artan Hoxha eshte nje prej anetareve te Gjykates se Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008. Ai ka perfunduar Fakultetin e Drejtesise ne Tirane ne vitin 1983 dhe me pas ka punuar si drejtor kodifikimi ne Ministrine e Drejtesise per te vijuar me pas lektor ne Shkollen e Magjistratures. Ndersa Ardian Leka eshte me profesion avokat.
Debati
Para nje muaji debati per Gjykaten Kushtetuese mes Presidentit dhe Partise Demokratike ka qene ne qender te vemendje. Partia Demokratike e sulmoi Topin se ka shkelur afatet kushtetuese ne lidhje me mosdekretimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese mandati i te cilit sipas saj kishte perfunduar ne muajin qershor. Sipas selise blu ky ishte nje rast i paprecedent i shkeljes se Kushtetutes. Pas akuzave te PD-se reagoi keshilltari ligjor i Presidentit Spiro Peci i cili i cilesoi akuzat e PD-se te paverteta dhe qe behen per te larguar vemendjen nga politika e dites. Peci argumentoi se ne baze te Kushtetutes zgjedhja e kryetarit te Gjykates Kushtetuese duhet bere nga radhet e anetareve te kesaj gjykate por kater prej nente anetareve u kishte perfunduar mandati. Pra me pare duhet te zgjidhen kater anetaret te cileve u kishte perfunduar mandati dhe me pas te zgjidhej kryetari i Gjykates. Presioni per kryetarin e Gjykates Kushtetuese fshihte ne vetvete pikerisht synimin e PD-se per te perzgjedhur anetaret e gjykatave me te rendesishme te vendit. Nje perpjekje e tille do te vendoste nen varesine e kryeministrit dhe te qeverise kupolen me te larte te sistemit gjyqesor. Kjo tentative dukej qartazi nga vete deklaratat publike te Partise Demokratike. Kjo per faktin se PD-ja deklaronte se do te ezauronte cdo hapesire ligjore per te detyruar kreun e shtetit qe te dekretonte sa me pare emrin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese. E vetmja hapesire ligjore qe mund te ezaurohej ne nje situate te tille ishte kerkesa per shkarkimin e Presidentit. Ne baze te Kushtetutes PD-ja mund te bente propozim per shkarkimin e Presidentit ne rast se mund te vertetohej ashtu sikurse po e akuzonte se kishte bere shkelje te rende te Kushtetutes. Presidenti i Republikes mund te shkarkohet per shkelje te rende te Kushtetutes dhe per kryerjen e nje krimi te rende. Propozimi per shkarkimin e Presidentit ne keto raste mund te behet nga jo me pak se nje e katerta e anetareve te Kuvendit dhe duhet te mbeshtetet nga jo me pak se dy te tretat e te gjithe anetareve te tij - parashikohet ne nenin 90 te Kushtetutes. Por ashtu sikurse shkruhet ne kete nen propozimi per shkarkimin e Presidentit duhet te miratohet me 94 vota te cilat PD-ja nuk i kishte dhe nuk i ka. Dhe nese ky propozim arrin te merrte 94 vota ne baze te pikes 3 te nenit 90 te Kushtetutes vendimi i Kuvendit i dergohet Gjykates Kushtetuese e cila kur verteton fajesine e Presidentit te Republikes deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Pra duket qarte se PD-ja nuk kishte hapesira ligjore per ta detyruar kreun e shtetit te dekretonte emrat per anetare dhe kryetare te gjykatave me te rendesishme te vendit.
Kater dekretet e Topit per Gjykaten Kushtetuese
Edlira Jorgaqi - drejtoreshe e legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme.
Fatmir Hoxha - kryetar i Gjykates se Apelit ne Shkoder
Artan Hoxha - anetar ne Gjykaten e Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008.
Ardian Leka - i njohur si nje nga avokatet me te mire ne vend
7 Shtator 2010