Patozi leter Rucit: Te bashkepunojme Rozeta Rapushi
Prej tre ditesh, Partia Demokratike nepermjet nje letre zyrtare, i kerkon opozites bashkepunim per reformen zgjedhore. Bashkepunim qe sipas kesaj force politike, duhet te kishte nisur qe ne daten 15 korrik, e pse jo, Kuvendi ta kishte miratuar celjen e komisionit te ri parlamentar per permiresimin e Kodit Zgjedhor, brenda ketij sesioni. Vete kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i drejtohet me nje leter kreut te grupit socialist, Gramoz Ruci, ku i thote se zgjedhjet vendore te 8 majit perfunduan dhe eshte koha qe te mendohet per nje proces te gjere bashkepunimi, ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare te vitit 2013. Ne leter, Patozi thekson se nje bashkepunim i tille perben edhe nje nga kerkesat per avancimin e procesit te integrimit te vendit, por gjithashtu edhe ne pergatitjen serioze te Zgjedhjeve te Pergjithshme te vitit 2013. "Prandaj dhe propozoj qe me date 15 korrik ose ne nje date tjeter, qe ju mund te sugjeroni, te takohemi ne seline e Kuvendit te Shqiperise dhe te nisim bisedimet per te ngritur Komisionin Parlamentar te Reformes Zgjedhore, te cilin do te ishte mire ta miratonim dhe votonim brenda ketij sesioni", shkruan Patozi, po pa marre nje pergjigje, ndonese data 15 kaloi dite me pare. Por edhe sot, ende nuk ka nje reagim nga ana e selise roze ne lidhje me shkresen zyrtare dhe ftesen e PD-se. Kreu i grupit parlamentar demokrat e zgjeron oferten e tij per bashkepunim per reformen zgjedhore, duke i sugjeruar Rucit, qe t'i drejtohen edhe me nje leter OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit te Venecias per t'i ftuar qe te asistojne komisionin per reformen zgjedhore me ekspertizen e tyre. Patozi argumenton se asistenca e tyre do te ishte kontribut shume i cmuar ne ndryshimet e mundshme te Kodit Zgjedhor, te nevojshme per adresimin e te gjitha rekomandimeve te raportit te OSBE/ODHIR-it per zgjedhjet e Pergjithshme te vitit 2009, si dhe rekomandimet e raportit per Zgjedhjet Vendore 2011, qe pritet te publikohet se shpejti. "Dua t'ju siguroj paraprakisht, se Grupi Parlamentar i Partise Demokratike do te votoje, pa asnje hezitim, te gjitha amendamentet qe do te paraqiten prej jush ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, me kushtin e vetem qe ato te kene marre me pare vleresimin pozitiv te OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit te Venecias. Duke shpresuar sinqerisht ne nje pergjigje pozitive, me lejoni t'ju shpreh edhe nje here konsideraten time me te larte", perfundon Patozi. Letra e derguar ne zyren e Gramoz Rucit, mban daten 13 korrik dhe ajo ende nuk ka marre nje pergjigje nga selia roze.
Letra e plote, dorezuar Gramoz Rucit per reformen zgjedhore
I nderuar zoti Ruci,
Tani qe Zgjedhjet Vendore te 8 majit perfunduan, eshte koha qe te mendojme dhe te nisim nje proces te gjere bashkepunimi, ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme te vitit 2013 dhe te interesit me te mire te vendit. Sic te gjithe e dime, Kodi yne Zgjedhor eshte konsensual dhe bashkekohor, i cili, edhe sipas ekspertizes se OSBE/ODHIR-it, garanton zgjedhje te standardeve demokratike. Por megjithate, ne raportin perfundimtar per Zgjedhjet e Pergjithshme te vitit 2009, OSBE/ODHIR-i beri nje seri rekomandimesh, te cilat kishin per qellim permiresimin e procesit zgjedhor. Ne kemi bindjen qe me shume se gjysma e ketyre rekomandimeve, te cilat nuk kerkonin nderhyrje ne Kodin Zgjedhor, u zgjidhen me vendime dhe masa administrative te KQZ-se dhe institucioneve te tjera.
Po keshtu, rekomandimi i pare, i cili eshte dhe me kryesori, pasi ka te beje me vullnetin e forcave politike per zbatimin me korrektese te ligjit zgjedhor, ishte objekt i shqyrtimit te perbashket ne tryezen e marsit te vitit 2011. Ne ate kohe, me propozim te te dy paleve, dhe ne prani dhe asistence te Prezences se OSBE-se, u pergatit teksti i nje marreveshjeje shume serioze per zbatimin e ketij rekomandimi, i cili pret shqyrtimin dhe miratimin perfundimtar prej nesh. Disa rekomandime te raportit te OSBE/ODHIR-it per Zgjedhjet e Vitit 2009, dhe ndoshta edhe rekomandime te reja te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per Zgjedhjet e 8 majit 2011, presin bashkepunimin tone per te arritur standarde me te larta ne proceset e ardhshme zgjedhore.
Me ane te kesaj letre, dua qe, ne emer te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, t'ju ftoj ju zoti kryetar, qe te nisim sa me shpejt punen e perbashket per reformen zgjedhore, pasi kjo perben edhe nje nga kerkesat me te rendesishme per avancimin e procesit te integrimit 2011, si dhe nje baze te shendoshe dhe solide ne pergatitjen serioze te Zgjedhjeve te Pergjithshme te vitit 2013.
Prandaj dhe propozoj qe me date 15 korrik ose ne nje date tjeter, qe ju mund te sugjeroni, te takohemi ne seline e Kuvendit te Shqiperise dhe te nisim bisedimet per te ngritur Komisionin Parlamentar te Reformes Zgjedhore, te cilin do te ishte mire ta miratonim dhe votonim brenda ketij sesioni.
Propozoj gjithashtu, qe bashkekryetaret e Komisionit Parlamentar te Reformes Zgjedhore, ose ne te dy, si drejtuesit e grupeve parlamentare te mazhorances dhe opozites, t'i drejtohemi me nje leter OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit te Venecias per t'i ftuar qe te asistojne komisionin me ekspertizen e tyre. Asistenca e tyre do te ishte kontribut shume i cmuar ne ndryshimet e mundshme te Kodit Zgjedhor, te nevojshme per adresimin e te gjitha rekomandimeve te raportit te OSBE/ODHIR-it per Zgjedhjet e Pergjithshme te vitit 2009, si dhe rekomandimet e raportit per Zgjedhjet Vendore 2011, qe pritet te publikohet se shpejti.
Dua t'ju siguroj paraprakisht, se Grupi Parlamentar i Partise Demokratike do te votoje, pa asnje hezitim, te gjitha amendamentet qe do te paraqiten prej jush ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, me kushtin e vetem qe ato te kene marre me pare vleresimin pozitiv te OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit te Venecias. Duke shpresuar sinqerisht ne nje pergjigje pozitive, me lejoni t'ju shpreh edhe nje here konsideraten time me te larte.
Me respekt,
Kryetari
Astrit PATOZI