E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi:Propozimi i Ramës, në kundërshtim me kodin

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së Astrit Patozi theksoi se hapja e kutive të materialit zgjedhor është në kundërshtim me kodin zgjedhor. Duke iu referuar propozimeve të kreut socialist Rama kreu i grupit kuvendor Patozi theksoi se hapja e kutive të materialit zgjedhor bie në flagranë me kodin zgjedhor.
"Propozimi i Ramës bie ndesh me kolegjin elektoral i cili ka vendosur se nuk mund të ketë hapje të kutive pasi ai nuk disponon asnjë provë për rinumërimin e votave" theksoi Patozi duke shtuar se ky propozim bien ndesh edhe me vendimin 24 të Gjykatës Kushtetuese që komisionet hetimore hetojnë vetëm mbi faktet e ngritura.
Sipas tij vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe është vetëm kjo gjykatë e cila kjo mund t'i drejtohet Komisionit të Venecias për rishikimin e vendimeve të saj.
Në përfundim të fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD-së patozi shprehu edhe njëherë qëndrimin e maxhorancës që zgjidhja e situatës politike të bëhet në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›