E Diel, 1 Nëntor 2026

Patriarku serb Irinejprovokon sërish:Kosova tokë serbe

PRISHTINë- Kosova është Jeruzalemi i Serbisë. Ka qënë kjo deklarata e patriarku të Kishës Ortodokse Serbe, 80-vjeçarit Irinej, gjatë vizitës që bëri këtë fundjavë në Kosovë.

Qendrimin në patrikanën e Pejës, kryepeshkopi e ka shfrytëzuar për të dhënë mesazhe politike dhe provokuese për Kosovën. Sipas medieve serbe në Kosovë, Irinej ka deklaruar se ndarja e Kosovës nga Serbia është burim trazirash.

“Shpresojmë që ata që vendosin për fatin e Kosovës do ta kenë parasysh rëndësinë për historinë dhe kulturën tonë, dhe do ta kuptojnë që kjo është toka jonë, Jerusalemi ynë dhe se nuk duhet të ndahet nga populli serb, nga historia dhe nga kultura. Nëse e bëjnë këtë, do ta krijojnë një pikë nevralgjike që do të jetë burim i trazirave dhe i mosmarrëveshjeve”. ka deklaruar Irinej.

Bashkë me të gjatë kësaj vizite kanë qenë të pranishëm ministri për fenë në qeverinë e Serbisë, Bogoljub Shijakoviç dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›