Politikanët në Kosovë:"Vetëvendosje", oponent serioz në politikë
Përfaqësues të subjekteve politike në Kosovë, inkuadrimin e Lëvizjes "Vetëvendosje" në garë zgjedhore e shohin si oponent serioz, ndërsa nuk mund të parashikojnë se në cilin bllok politik mund të rreshtohet kjo lëvizje- shkruan "Kosova Sot".
"është herët për të thënë nëse do të ketë dinamizëm të skenës politike në Kosovë me futjen e 'Vetëvendosjes' në politikë, por megjithatë, nëse një subjekt i ri me një gjeneratë të re kyçet në politikë, ne dëshirojmë të sjellë të reja në politikën e Kosovës. çdo parti, në një formë apo tjetër, është rival politik. Ne e mirëpresim një rreshtim të ri të një gjenerate të re në subjekt politik të Kosovës", ka thënë sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi.
Kreu i LDD-së, Nexhat Daci, ka vlerësuar se partia e tij mirëpret vendimin e Lëvizjes "Vetëvendosje" për të hyrë ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke thënë se është i bindur se kjo lëvizje do të ketë shumë përkrahje, por edhe kritika, duke qenë se do të jetë shumë më e përgjegjshme ndaj vetvetes dhe proceseve në të cilat po kalon Kosova.
Meqenëse "Vetëvendosje" ende nuk e ka prezantuar programin e vet politik, sikurse përfaqësuesit tjerë politikë, as nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, nuk mund të parashikojë se si dhe me kë do të rreshtohet "Vetëvendosje" në aspektin profilit politik.