E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Shefi i BP-së kritikohet se bën pushim

Shefi ekzekutiv i kompanisë BP, Tony Hayward, është kritikuar përsëri, kësaj rradhe për arsye private.

Ai ka zgjedhur të shkojë për të pushuar në një garë me anije me vela në jug të Anglisë, në kohën që vazhdon kriza nga rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës.

Shefi i kabinetit të presidentit, Obama, Rahm Emanuel, tha se ky eveniment ishte më fundit në serinë e gafave publike të zotit Hayward.

Shefi i BP-së është kritikuar ashpër kohët e fundit edhe nga një komision i kongresit amerikan dhe nga vetë presidenti Obama.

"Mendoj se mund të arrijmë në konkluzionin se Tony Hayward nuk do të ketë një karierë të dytë në Marrëdhëniet me Publikun."

"është e qartë se ky është një gabim, por ai ka bërë një numër gabimesh. E rëndësishme që të mbyllet pusi dhe të ndalet nafta", tha Rahm Emanuel.

Ndërkaq një zëdhënës i BP-së tha se zoti Hayward që u diktua duke parë një garë barkash me vela, në Isle of Wight, ishte duke kaluar kohën me djalin e tij adoleshent, kohë kjo shumë e rrallë në jetën private.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›