E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Monitorimit të Medias raport për fushatën: News24 më i balancuari

TIRANË- TV News24, renditet televizioni më i balancuar në pasqyrimin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013.

Raporti i Bordit të Monitorimit të Medias thekson se nga rezultatet e monitorimit tëtë fushatës zgjedhore, Televizioni News24, u rendit ndër më të balancuarit, veçanërisht përsa i përket edicioneve informative, ku 2 koalicionet kanë gjetur hapësirë të njëjtë pasqyrimi të aktiviteve të tyre elektorale. Ndërkohë, sipas raportit të gjitha partitë politike kanë gjetur pasqyrim të barabartë në News24 . 

Ajo që bie në sy është se, problematike me minutazhin janë mediat lokale, të cilat kanë diferenca të mëdha kohore në kohën televizive që parqyrojnë. Në raport minutazhi vlerësohet si koalicion, dhe diferenca midis 2 koalicioneve drejtuese ne TVNews24, është me vetëm 1 minutë kohë televizive.

Raporti u lexua në mbledhjen e KQZ-së, nga përfaqësuesi i Bordit të Monitorimit të Medias, i cili bëri me dije se monitorimi përfshin harkun kohor nga data 24 deri më 30 Maj. 

“Bordi i monitorimit të medias përfshin raportin nga data 24 deri më datë 30. Puna e bordit ka qenë efektive, por pas një pune të tillë, rezultoi nga analizat e përditshme, se disa operatorë Radioteleviziv duhet bëjnë kompensimet e nevojshme sa i takon kohës së transmetimit sipas Kodit Zgjedhor. Janë respektuar Kodi Zgjedhor, sidomos nga operatore kombëtare, probleme janë vërejtur tek operatoret e rretheve”, u shpreh përfaqësuesi i Bordit të Monitorimit të Medias, gjatë prezantimit të raportit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

"Bordi konstaton se të gjitha mediat audio-vizive nuk kanë respektuar nenin 81 pika 1 dhe nenin 84 pika 2 lidhur me kohën, që duhet të përfitojnë partitë parlamentare, të cilat kanë marrë deri në 20% të vendeve në Kuvend, krahasuar me partitë parlamentare, që kanë marrë më shumë se 20% të vendeve në Kuvend. Bordi propozon që televizionet të kompensojnë kohën televizive për partitë me deri në 20% të vendeve në Kuvend", u shpreh përfaqësuesi i Bordit të Monitorimit të Medias.

EDICIONET E LAJMEVE
TVSH në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 285.56 min
Koalicioni ASHE ka transmetuar 260.85 min
Kandidat i pavarur 1.57 min

TOP CHANEL në edicionet informative për:
Koalicioni APMI ka transmetuar 100.77 min
Koalicioni ASHE ka transmetuar 115.69 min
FRD ka transmetuar 4.78 min
Kandidat i pavarur 1.50 min

TV KLAN në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 199.74 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 139.13 min
FRD ka transmetuar 0.00 min
Kandidat i pavarur 2.25 min

UTV në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 68.93 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 67.79 min

VIZION PLUS në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 92.71 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 81.45 min
FRD ka transmetuar 5.20 min

ORA NEWS në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 151 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 192.57 min

TOP NEWS në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 85.70 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 77.80 min
FRD ka transmetuar 4.05 min
Kandidat i pavarur 3.70 min

NEWS24 në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 117.05 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 118.26 min
FRD ka transmetuar 21.57 min

CHANNEL ONE në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 245.36 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 160.99 min

NESËR TV në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 77.74 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 97.73 min
FRD ka transmetuar 10.52 min
Kandidat i pavarur 2.97 min

AS në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 0.00 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 0.00 min

ABC në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 65.6 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 69.31 min
FRD 13.08 min
AK 6.67 min
Kandidat i pavarur 2.65 min 

A1 REPORT në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 76.93 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 79.88 min

PLANET në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 0.00 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 0.00 min

TOP ALBANIA në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 11.03 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 17 .62 min

RADIO TIRANA në edicionet informative për:
Koalicionin APMI ka transmetuar 35.74 min
Koalicionin ASHE ka transmetuar 27.94 min 

BORDI I MEDIAS VENDOSI 

TVSH të kompensojë ASHE me 33 min
UTV të kompensojë ASHE me 488 minuta
TOP CHENNEL të kompensojë ASHE me 105 min
TOP NEWS të kompnsojë APMI me 8 min
ORA NEWS të kompnsojë ASHE me 75 min
ABC NEWS të kompensojë ASHE me 195 min
A1 REPORT të komepnsojë APMI me 177 min
VIZION PLUS të kompensojë APMI me 113 min

GJONCAJ-LLESHAJ PËFSHIHEN NË DEBATE
Kryetarja e KQZ- Lefteri Lleshi dhe përfaqësuesi i PS-së Genci Gjoncaj u përfshinë në debate sa i takon reklamës së postës shqiptare, pasi PS pretendon se ajo reklamë synon publicitetin e rrugëve, pasi është sponsorizuar nga fondi shqiptar i zhvillimit.

“Reklamën e postës shqiptare si e konsideroni është e ligjshme apo e pa ligjshme referuar fushatës zgjedhore që është reklamë rrugësh nga fondi shqiptar i zhvillimit”, tha Gjoncaj.

“Ne kishim në tavolinë një akt me një proces tjetër që zotëria juaj tha ta shtyjmë, ju i kërkoni bordit gjërat që i keni parë, si i keni parë ju. Bordi monitorimit”, tha Lleshaj.

“Sa i përket spotit të postës, kemi menduar se nuk përbën shkelje ligjore pasi është një kontratë e lidhur prej kohësh dhe e dyta duke menduar se nuk është institucion qendror, por vendor dhe ka një klientelë dhe do i shërbejë sensibilizimit”, tha përfaqësuesi i Bordit.

“Edhe një herë e keni parë ...” këmbënguli Gjoncaj.

“Përgjigjie nuk ka ...do shikoj sonte ishalla e jep televizioni”, u përgjigj Lleshaj.

“Ti e sheh me një sy...”, tha Gjoncaj.
“Ti gjithmonë më paragjykon mua”, replikoi kryetarja e KQZ, Lleshi. 

Ndër të tjera, Gjoncaj vuri theksin tek diferencat e trajtimit nga media të minutazhit kohor të partive politike. Gjoncaj kërkoi që Bordi të monitorojë edhe kohën televizive të kryebashkiakut Lulzim Basha dhe krerëve vendorë, pasi sipas tij koha televizive e tyre shkon në favor të partisë që ato përfaqësojnë. .

“Ajo që unë vërej në këtë raport të parë, verej diferenca të trajtimit nga mediat. Subjektet që duhet ë kompensojnë në javën e parë koalicionin e majtë janë Chenel One dhe TV Klan. Specialet dhe debatet, minutazhi që duhet ë kompensohet koalicioni, rekord mban UTV, Nesër TV, ABC. Një problematikë vërej tek spotet televizive ku vihet re një diference koalicioneve. Ajo që kërkova lidhur me pyetjet për postën shqiptare, do të ndalesha. Kjo reklamë vijon të transmetohet në disa televizione dhe përbën shkelje të dispozitave ligjore. Posta shqiptare është kompani publike. Këto reklama i bëjnë fresk qeverise, nuk është monitoruar nga u koha televizive e kryebashkiakut Lulzim Basha dhe e krerëve të tjerë vendorë. Koha e këtyre titullarëve i shkon koshit të partisë që ato përfaqësojnë”, theksoi Gjoncaj. 

Gjoncaj vuri theksin se “RTSH e keqpërdor kohën që i vihet në dispozicion opozitës. Në disa raste ka anshmëri të theksuara në tekstin e lexuar nga gazetarët. Më vjen keq që institucioni që paguhet nga taksat e të majtëve dhe të djathtëve përdoret nga urgani blu, të merren masa sipas nenit”.

Lleshaj: “Do i them bordit ë monitorimit të ju monitoroj dhe juve”.

ANËTARËT E BORDIT TË MEDIAS
Basir Çollaku
Andi Kananaj
Adrian Thano
Dardan Malaj
Rexhep Polisi
Klarita Bajraktari
Andon Andoni

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›