E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Kukullave,çel sezonin me "Veza e Artë"

Vogëlushët do të gëzojnë në institucionin e tyre të kukullave. Teatri i Kukullave për vitin 2009-të do të hapë dyert për të gjithë fëmijët në datën nëntë janar, datë në të cilën shënohet dhe hapja zyrtare pas pushimeve të fundvitit. Ajo çka pritet të zhvillohet dhe për 2009-të është vënia në skenë e shumë shfaqeve të reja. Stafi do të mblidhet për të vendosur në skenë veprat më përfaqësuese të fëmijëve. Natyrisht në sezonin e lënë pas janë vendosur një numër i konsiderueshëm shfaqjesh të cilat kanë argëtuar fëmijët e Tiranës. Teatri i Kukullave për këtë vit do të hapë dyert për të gjithë fëmijët me shfaqen "Veza e Artë". Kjo shfaqje ka dhënë premierën e saj dhe në sezonin e kaluar, por do të hapë dhe vitin e ri të shfaqeve dhe për 2009-të. Ajo ëka mbetet e rëndësishme për këts vit të ri është bashkërendimi me qendrën kombëtare të kulturës, që tashmë është në një institucion me Teatrin e Kukullave. Veë shfaqjeve dhe mjeshtërisë aktoreske të artistëve profesionistë të teatrit, QKK sjell dhe shfaqje të cilat kanë lidhje dhe angazhojnë drejtëpërsëdrejti fëmijët e shkollave fillore të Tiranës. Këtë vit bashkëpunimi dhe prurjet në teatër do të jetë dhe më i ngushtë me shkollat fillore, të cilat kanë qënë një burim i mirë për këtë institucion. Natyrisht fëmijët shkojnë të organizuar nga shkollat e tyre, e nga ana tjetër Teatri i Kukullave i argëton mes shafaqeve të tyre profesionale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›