E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patriotizmi dhe nevojat e kohës

Julian Hoxhaj

Ndryshimet gjeopolitike dhe globalizmi kanë sjellë në vëmendje problem te tjera.  Konkretisht shqiptarët sot lëvizin lirshëm dhe sikundër kjo bën që Shqipëria dhe shqiptarët praktikisht të mos jenë të cenura për lirinë kombëtare dhe individuale.

Gjithashtu parë në këtë kontekst, bashkëpunimi i ndërsjelltë bën të mundur të thyhen barrierat patriotike dhe te krijohen lidhje të reja sipas nevojave të kohës. Shqiptarët sot janë mjaftueshëm të qytetëruar, që të mos rendin më pas idealizmave, por të shohin interesin dhe mirëqenien e familjes së tyre.

Pra shqiptarët nuk votojnë më për idealizma por për program, për alternativa, votojnë për atë lider dhe parti që nuk ka në bazë të strategjisë politike sulmin ndaj kundërshtarit, denigrimin dhe demaskimin e tij duke i përmendur të kaluarën. Koha ka treguar se ata votojnë atë parti dhe lider që ofron alternative dhe shanse të barabarta për të gjithë.

Kjo të bën të mendosh se patriotizmi nuk është dogmë fetare apo ligj kanunor i pandryshueshëm. Patriot nuk është ai që i kthen gabimet historike si strategji politike ndaj kundërshtarit politik, por ai që këto gabime i sheh si leksione për të mësuar se si mund ta bësh më mirë diçka.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›