E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pattinson ndihet natyrshëm kur puth Kristen

Aktori Robert Pattinson ka thënë se është ndjerë shumë natyrshëm kur ka puthur Kristen Stewart në filmin “Twilight”.

“Puthja me Kristen ka qenë shumë e natyrshme, pa asnjë presion. Ne qysh me fillim të xhirimeve jemi marr vesh të aktrojmë sikur jemi çift i vërtet”, thotë Pattinson.

Robert nuk pranoj të konfirmoj asgjë për lidhjen e tij të shumë folur me Kristen Stewart.

“Jam shumë i lodhur dhe kam shumë gjumë. Prandaj nuk jam i gatshëm të jap një përgjigje të mirë”, ka thënë Robert.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›