E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pattinson nuk shqetësohet për paparacët

Aktori Robert Pattinson bën më të mirën për të mos reaguar kur përcillet nga paparacët.

Aktori i filmit “The Twilight” – për të cilin ka thashetheme se është i dashuri i koleges së tij Kristen Stewart – tha se ka shumë situata kur adhuruesit e tij apo spektatorët dëshirojnë që ai të jetë më i sigurt por ai kurrë nuk reagon dhe nuk shqetësohet nga fotografët.

“Vetëm se duhet të mësoni se si t’i bllokoni pak ata”, tha ai. “Ju mos i shikoni. Sepse ata të gjithë kanë fotoaparate të shpejta. E dini, nuk duhet të qeshni, apo të silleni normalisht. Vetëm duhet të jeni më i disiplinuar”, ka thënë ai.

Rob (23) kohëve të fundit ka treguar se si fama e tij si aktor e ka stopuar që të merret edhe më muzikë.

“Kam bërë shumë instrumentale muzike vetëm për argëtim, madje edhe kam kënduar këngë të mija por nuk kam tentuar që të bëj ndonjë spot”, ka thënë ai në fillim të kësaj jave. “Tani nuk mund ta bëj më sepse më parë kam pasur dëshirë që të kompozoj këngë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›