Del Piero ëndërron Kampionatin botëror

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka thënë se është duke bërë gjithçka të bind selektorin e Italisë, Marcelo Lippi, ta ftojë në ekip për Kampionatin botëror.
35 vjeçari nuk ishte përfshirë në ekipin e fundit për miqësoren kundër Kamerunit në Monaco të mërkurën mbrëma që përfundoi 0-0, por ai ka treguar formë të mirë në periudhën e fundit.
“Jam në ndjekje të ëndrrës. Kam shembuj të shkëlqyeshëm para meje. Është e qartë se ëndrra ime quhet Kampionati botëror”, tha Del Piero i cili ishte pjesë e ekipit që triumfoi në Kampionatin botëror 2006.
“Fanella e Italisë është inspirimi më i madh për një sportist dhe të përfaqësoni shtetin tuaj në Kampionatin botëror është kënaqësi e papërshkrueshme. Kam luajtur shumë për Italinë, por kam kaluar edhe momente të këqija. Gjithçka ishte kthyer në vend me emocionin e fuqishëm të fitores në Kampionatin botëror 2006. Do të përqendrohem në të”, përfundoi ai.