E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pattinson rrëfehet për Vanity Fair

SHBA, 3 Mars NOA – Në kinema është veshur në rolin e një studenti për veterineri dhe ndodhet në kopertinën e “Vanity Fair” në edicionin në SHBA. Bëhet fjalë për Robert Pattinson, i cili është rrëfyer për revistën amerikane. Protagonisti i “Twilight” ka folur për raportin e tij me Kristen Stewart: “Është e vështirë… mund të them traumatike”. Më pas rregullon gjithçka duke shtuar: “Ajo është shumë cool”.

Pattinson, që shumë shpejt do të jetë në sallat e kinemasë me “Water for Elephants”, është paraqitur përpara objektivëve të Annie Leibovitz në versionin romantik, madje teksa luan në piano.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme Lidhje: Pattinson, Vanity Fair

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›