E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguliera arrestohet e dehur

SHBA, 3 Mars NOA – Këngëtarja dhe aktorja Christina Aguilera është arrestuar ditën e martë në Los Anxhelos pasi është kapur e dehur në publik, ku diçka e tillë në

Kalifronia cilësohet si krim. Në qeli edhe partneri i saj i ri, i cili quhet, Matthew Rutler, që është ndalur për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, pasagjere e së cilës ishte dhe vetë këngëtarja.

Aguilera është liruar pasi ka paguar një gjobë prej 250 dollarësh, ndërsa Rutler, është i akuzuar për një krim më të rëndë dhe duhet të paguante 30 mijë dollarë, kjo bazuar në atë çka bëri të ditur sherifi i kontest së Los Anxhelos.

Arrestimi është kryer rreth orës tre të mëngjesit në zonën e Hollywood-it perëndimor. Sipas burimeve policore, që kaun folur për sitin e gossip TMZ, Aguilera ishte “plotësisht e dehur”. Më pas disa burime të afërta të këngëtares kanë bërë të ditur se po kërkojnë prej disa javësh që ta fusin atë në një qendër disintoksikimi.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeArrestohet grabitësi i katërt i “NBG Bank”Qëlloi me armë ndaj një banese, kapet autoriPlagosje me thikë në Tiranë, 40-vjeçari Leonard Zenelaj në gjendje të rëndëKrujë, plagoset me thikë mësuesi i shkollës 9-vjeçareGrindje në një bar, arrestohet LaBeouf Lidhje: Aguliera, arrestohet, e dehur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›