E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkëll Xhekson, përjetësisht fëmijë për shkak të një ilaçi, zbulim shok i mjekut francez

Michael Jackson

Paris, 2 Mars 2011 NOA– Sekreti i zërit akut të Michael Jackson ka qenë për shkak të një tredhje kimike, që ka pësuar pa dijeninë e tij gjatë adoleshencës, si rezultat i një kure anti-akne.

Kjo mbështetet nga kirurgu francez Alain Branchereau, autori i librit “Michael Jackson, sekreti i një zëri” që do të dalë në Francë më 9 mars. Në veçanti, mjeku thotë se fenomeni Michael Jackson, ylli i muzikës pop, i cili vdiq më 25 qershor 2009 pësoi një tredhje (edhe pse kimike dhe jo fizike) në mes të moshës 12 dhe 20 vjeç.

Ndoshta, thotë studiuesi, ishte efekti i një kure kundër akneve në fytyrë me bazë ciproteronën, një molekulë zbuluar në vitet ‘70 dhe shumë popullore në atë kohë, por vetëm më vonë u kuptua që ishte një anti-hormon mashkullor.

Kura në fjalë mund të ketë ndalur zhvillimin seksual të mbretit të popit: dhe zëri ka mbetur “i bardhë”.

Kjo ka bërë që Xhekson të mbetet një fëmijë i përjetshëm dhe zëri i këngëtarit të mbetet i pandryshuar, ndërsa te të gjithë zëri ndryshon me moshën.

Lajme të ngjashmeVendimi: Të rinjtë shqiptar lëvizin lehtësisht për në Francë, zbardhen kategoritë e përfituesveDy mijë euro kush punëson persona mbi 45 vjeçFiton llotarinë dhe shpëton kompaninë, shefin e mban si vartësSozia vokale e Michael JacksonKarla Bruni u pëlqen dy të tretave të francezëve Lidhje: Alain Branchereau, France, mbreti i popit, Michael Jackson, sekreti i nje zeri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›