E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paturri, kerkohet heqja e imunitetit

Prokuroria e Pergjithshme ka derguar dje kerkesen per heqjen e imunitetit te deputetit Hajrulla Paturri, i cili rrahu gjyqtarin e ndeshjes Iliria-Albpetrol, Shkelqim Guce, per gjykim te njeanshem. Pas nje muaj hetimesh, Prokuroria e Pergjithshme kerkon heqjen e imunitetit per te marre te pandehur deputetin qe ushtroi dhune. Kerkesa eshte dorezuar Keshillit te Mandateve dhe Rregullores, ne te cilen do te diskutohet edhe imuniteti i deputetit te Partise Republikane, Paturri. Deputeti akuzohet se nje muaj me pare ka rrahur gjyqtarin Shkelqim Guce me grushte dhe me shkelma. Deputeti Paturri akuzohet per vepren penale te "goditjes per shkak te detyres". Hetimet ndaj tij nisen pas incidentit qe ndodhi ne Fushe-Kruje, ne ndeshjen e futbollit te kategorise se dyte mes Ilirise vendase dhe Albpetrolit te Patosit, ku Paturri goditi gjyqtarin Shkelqim Guce. Vetem nje dite pas ketij akti, Paturri organizoi nje konference shtypi ne ambientet e Kryesise se Kuvendit, ku deklaroi hapur se kishte qene ai qe kishte goditur gjyqtarin nga Lushnja. "Arbitrin e godita une, dhe them se e meritoi", tha para dy muajsh Paturri, ndersa gjyqtari e paditi ate ne prokurori. Si prova ndaj deputetit, ai paraqiti nje kasete filmike me deklaraten e deputetit, edhe nje raport mjekoligjor, ku vertetonte plaget e renda qe mori nga goditjet ne ndeshjen e luajtur ne Fushe-Kruje.

R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›