Socialistet, bojkot Keshillit Bashkiak te qytetit te Fierit
Xhemil Beharaj
Keshilltaret e majte kane bojkotuar dje mbledhjen e Keshillit te Bashkise se Fierit ne shenje proteste per aleancen e fundit mes PD-se dhe LSI-se. Nepermjet nje deklarate zyrtare, te lexuar nga kreu i PS-se se Fierit, Arjon Mucaj, jane parashtruar dhe akuzat per kete aleance interesash te uleta, qe sollen dhe carjen e koalicionit te majte ne qytetin e Fierit. Sipas tyre, kjo aleance ka vendosur ne krye te Ndermarrjes se Ujesjellesit nje te aferm te kreut te LSI-se se Fierit, Dritan Prifti, duke mos pasur asnje merite profesionale per kete post dhe duke lene menjane perzgjedhjen profesionale. Pas kesaj deklarate, keshilltaret e majte kane braktisur sallen per t'u rikthyer ne nje tjeter puntate, sic e cilesuan ata kur kryetari i keshillit te vendose ne vend premtimin e bere komunitetit te Fierit per siguri, transparence dhe demokraci te plote ne vendimmarrje.
Perplasja e dy kaheve politike ka nisur qe disa muaj me pare, kohe kur kreu i Keshillit Bashkiak Fier i perkiste te majteve dhe konkretisht Partise Socialiste, e cila ne bashkepunim me aleatet e vet e drejtonte kete keshill nepermjet Myzeljen Hoxhes. Ka qene pikerisht percarja ne koalicionin e majte, mes PS-se dhe LSI-se, per kreun e ujesjellesit, ajo qe ka cuar deri ne nje ndryshim rrenjesor jo vetem ne koalicionin lokal, por dhe ne drejtimin apo mazhorancen e ketij keshilli, i cili sot drejtohet nga te djathtet, post ky i perfituar dhe nga votat e LSI-se ne kete aleance vendore. Me sa u duk hapur, vetoja ne Keshillin Bashkiak e socialisteve coi ne perplasje te medha deri ne lenien e drejtimit te ketij keshilli. Pretendimi i ish-mbeshtetesve te socialisteve, e pikerisht Levizjes Socialiste per Integrim, per te drejtuar ujesjellesin Fier detyroi kete te fundit qe te shkeputet nga koalicioni vendor dhe t'i bashkengjitet forces se djathte, duke bere mazhorance ate. Socialistet ne ate kohe akuzuar rende perfaqesuesit e LSI dhe vete kete force politike, se per nje karrige drejtori rajonal te ujesjellesit kane krijuar aleance me Partine Demokratike. Kjo mazhorance dhe vete keshilli i ri qe ne mbledhjen e pare te tij pesoi bllokim, pasi keshilltaret e majte e bojkotuan ate. Muajt e ardhshem do te tregojne se sa funksional do te jete koalicioni i radhes ne Keshillin Bashkiak Fier, pasi ky format i ri duket se nuk u shkon per shtat te majteve edhe pse nga te dyja kahet politike si PD dhe LSI eshte deklaruar me force se nuk ka pasur asnje koalicion, por ka qene thjesht nje produkt i akumuluar pakenaqesish mes dy paleve. Te majtet jane shprehur se do te rikthehen ne keshill kur te garantohet demokracia dhe vendimmarrja e paster pa prapaskena meskine politike per interesa te ngushta personale apo partiake, sic ishte vendosja e nje emri ne nje ndermarrje ujesjellesi.
Perplasja nisi per postin e drejtorit te ujesjellesit
Debati mes socialisteve fierake dhe LSI-se se Metes ne kete qytet ka ardhur per emrin e ri te drejtorit te Ujesjellesit. LSI pretendonte se ky post i takon kesaj partie sipas marreveshjes, nderkohe qe kundershtimit te PS iu pergjigj me bashkimin e votave me PD per shkarkimin e kryetarit te Keshillit Bashkiak, Myzeljen Hoxha dhe vendosjen ne krye te tij, te nje keshilltari demokrat. Konsensusi i arritur solli dhe premtimin per postin e drejtorit te Ujesjellesit, per perfaqesuesin e LSI, por dhe ndarjen me PS.