Sherr mes shqiptaresh, ekzekutohet 30-vjecari
ATHINE - Ekzekutim me arme te ftohte ne mes te nje sheshi ne kryeqytetin grek, Athine. Nje i ri shqiptar ka gjetur vdekjen kurse autori i krimit mbetet i lire, pasi policia deshtoi ne perpjekjet e para per ta shtene ne dore dhe pse i ishte vene ne ndjekje gjate dites se ndjeshme. Ngjarja e rende ka ndodhur naten duke gdhire dita e djeshme ne sheshin "Merkuri" te kryeqytetit helen. Viktima sipas medieve vendase, eshte Albert Dorja, nje 30-vjecar nga Vlora, emigrant prej kohesh ne Greqi, ku punonte ne ndertim.
Burimet policore te Atikes, bene te ditur dje se gjithcka ka nisur ne oren 20:40 te se merkures, ku shqiptari kishte bere nje sherr me disa persona. Sipas burimeve te dhena nga policia helene, ne sheshin "Merkuri" te lagjes "Petralona" te Athines, deshmitaret kane pare se si nje person qe dyshojne te ishte shqiptar, iu versul 30-vjecarit Albert Dorja dhe e qelloi disa here me thike ne trup, duke i marre jete.
Menjehere pas aktit kriminal, autori ka marre arratine duke u larguar me vrap nga sheshi "Merkuri" dhe duke mos u identifikuar dot nga deshmitaret. Megjithese forca te shumta policie mberriten pa vonese ne vendngjarje, kapja e tij nuk eshte bere ende e mundur. I plagosuri eshte derguar me urgjence ne spitalin shteteror te Pireut por atje u konfirmua vdekja e tij, per shkak te plageve fatale qe kishte marre nga goditjet e thikes te dhe nga bashkombasi i tij, te pakten sipas deshmive te para.
Policia thote se nuk ka asnje piste ende mbi ngjarjen, pasi provat ishin te pakta. Po ashtu dhe nga deshmitaret, ekspertet e hetimit nuk kane marre asgje te rendesishme qe do t'i conte ne lokalizimin e shkaqeve te vrasjes dhe zbulimit te autorit te saj. Por burime nga policia helene kane bere te ditur se po hetohet ne dy pista, ate te hakmarrjes pas nje zenke te momentit, si dhe larje hesapesh per ndonje pazar te prishur.