Paul Rbig KQZ veproi drejt me numerimin e votave ne kutite e gabuara
Dje në komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka patur një debat mbi zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Dëgjuam nga shumica e eurodeputetëve që çështja e rezultatit duhet të trajtohet nga pushteti gjyqësor, instanca kompetente si Kolegji Zgjedhor dhe të pranohet rezultati.
Lidhur me këtë fakt, eurodeputeti Paul Rübig shprehet se zgjedhjet janë ushtrimi më i mirë për të drejtën e qytetarëve në demokraci.
Sipas tij, vota është e drejta më e rëndësishme për qytetarët dhe zgjedhjet janë një nga të paktat të drejta, ku vullneti i qytetarëve duhet të pranohet dhe duhet të respektohet plotësisht.
Dhe se respekti i votës së qytetarëve dhe shprehja e vullnetit të tyre janë shumë të rëndësishme në cilindo vend.
“Mendoj, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin e duhur duke bërë të mundur që edhe ato vota që ishin te kutitë e gabuara, të merren në konsideratë, si vullnet i tyre pasi është një vendim i dhënë nga vetë qytetarët.
Nëse politikanëve nuk u pëlqen kjo ose e urrejnë këtë gjë, ata duhet ta pranojnë vullnetin e qytetarëve të tyre të shprehur me votë.
Është shumë e rëndësishme në çfarëdolloj demokracie në botë.
Një votë në zgjedhje përfaqëson vullnetin e qytetarit dhe kjo duhet të respektohet nga politikanët.
Kjo është një e drejtë themelore bazike.
Kështu funksionon kudo.
Ndonjëherë kjo nuk i pëlqen ndonjë politikani, por duhet treguar zgjuarsi duke pranuar vullnetin e votueseve”, ka qenë deklarata e tij.