Skela mendon "mrekullite" e kaluara
Fantazisti i kombetares sone, pas ndeshjes se radhes ne Bundeslige, ndaj Hanover '96, do te bashkohet me kombetaren, para ndeshjes me Malten. Skela luan nje rol te rendesishem ne radhet e gjermaneve, ndaj edhe eshte i impenjuar aktualisht me ekipin e tij. Kotbus: "Ne kemi vetem nje shans, nese fitojme ndeshjet brenda ne shtepi. Vetem keshtu do te rikthehemi ne objektivin tone." Ekipi i Skeles ndodhet ne fund te klasifikimit dhe rrezikon renien ne nje kategori me poshte. Por vlonjati kujton nje sezon me pare, kur ishte e njejta situate dhe Kutbus, fitoi ndeshjet brenda dhe disa takime jashte. Nje sezon me pare, Ervin Skela ishte heroi i ekipit te tij, pasi shenoi golat vendimtare.