E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavaresia e Kosoves celet ne Tirane ekspozita Bogujevci

Në kuadër të 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Tiranë janë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore. Dy ministrat e Kulturës Aldo Bumçi i Shqipërisë dhe i Memli Krasniqi i Kosovës kanë vizituar ekspozitën e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë “Bogujevci”, nga tre artistë kosovarë Fatos, Jehona dhe Saranda Bugujevci, të cilët në mënyrë origjinale rikrijojnë dramën familjare që përjetuan në periudhën e luftës.
Ministri Bumçi tha se kjo ekspozitë është një dëshmi e qartë e tragjedisë, jo vetëm të kësaj familje por e të gjithë popollit kosovar.
Ndërsa ministri i Kulturës së Kosovës shprehu vlerësime për artistët, të cilët këtë ekspozitë e kanë çelur edhe në Prishtinë dhe Londër.
Ndërkohë që artistja na bën me dije se interesi ka qenë mjaft i madh nga publiku shqiptar.
Gjate kësaj vizite ministrat e Kulturës deklaruan bashkëpunimin e ngushtë kulturor që do kenë të dy vendet në kuadër të 100 vjetorit të pavaresisë së shtetit shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›