"Pavaresia e kryer, rendesi ka njohja e saj"
Ish Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, eshte shprehur se pavaresia e Kosoves eshte tanime pune e kryer dhe se tani rendesi ka njohja nga sa me shume shtete, sikurse po ndodh. Ne nje interviste per Radio Televizion e Kosoves, Moisiu, thote gjithashtu se anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte nje arritje jashtezakonisht e madhe per te gjithe shqiptaret. "Une mendoj se te rishikosh kufijte e Ballkanit eshte njesoj si te hapesh "Kutine e Pandores". Ne takimin e vjetshem qe kisha me presidentin amerikan Xhorxh Bush ne Tirane, une i thashe qe duhet bere shume kujdes, nuk duhen prekur kufijte e Kosoves. Sepse, te prekesh kufijte e Kosoves, menjehere dalin problemet e shqiptareve qe jetojne ne Serbine e Jugut, pra sic eshte Presheva, Medvegja dhe Bujanoci", u shpreh ish-kreu i shtetit. Sipas tij, e vetmja zgjidhje eshte njohja e Kosoves, edhe nga Serbia edhe vendet qe nuk e kane njohur, te pavaresise se Kosoves, duke shtuar se, problemet qe ekzistojne me nivelet e ndryshme, do te zgjidhen gradualisht kur te integrohet i gjithe Ballkani ne BE. "Pra, une mendoj dhe me duket se nuk e kam keq kete mendim, se e ardhmja e Ballkanit eshte kthimi i kufijve, ne kufij konvencionale, sic i ka edhe Evropa aktualisht. Sigurisht, me serbet nuk eshte aq lehte, une kete e kuptoj", deklaroi Moisiu.